Panorama Sport (Albania)

Muçi: Muaj të çmendur, Ngoo më përgëzoi pas golave

“Do shfrytëzoj çdo minutë sikur të ishte e fundit”

- ADELA MERKO

Nuk është fort e zakontë që një 17-vjeçar të shfaqë aq shumë pjekuri dhe garanci në fushë, por Ernest Muçi po e bën më së miri. Mbetet më i vogli i ekipit, megjithatë dje mbuloi më së miri vendin e lënë bosh nga Majkëll Ngoo. E shfrytëzoi shansin që iu dha nga Ze Maria dhe kjo duket qartë nga dopieta që realizoi, duke shkuar në total në kuotën e tre golave për vetëm 223 minuta. Është më shumë se i lumtur, megjithatë thotë se tani emocionet i ka "mbytur". Në një intervistë të dhënë për mediat, sulmuesi zbulon edhe bisedën që bëri Majkëll Ngoo pas ndeshjes, ndërsa i cilëson tre muajt e fundit si të "çmendur", derisa katapultoi direkt nga paratërinj­të tek ekipi i parë, pa luajtur qoftë edhe një sekondë me të rinjtë.

Duket sikur "fatkeqësia" e Ngoosë i solli fat Muçit...

Nuk do më pëlqente që ta thosha kështu dhe, mbi të gjitha, nuk do të doja kurrsesi që të shkonte në këtë lloj forme. Megjithatë, shpresoj që Ngoo të rikthehet sa më shpejt dhe më i fuqishëm, pasi është një sulmues i domosdoshë­m për Tiranën. Majkëll është pjesë e rëndësishm­e e këtij ekipit.

A ishte ndeshja e sotme ( djeshme) e gjitha për Muçin?

Këtë nuk mund ta gjykoj unë. Unë di të them vetëm se kurdoherë që trajneri do të më japë minuta, do i shfrytëzoj sikur të jenë të fundit.

A keni më emocione kur zbrisni në fushë?

Jo, në fakt. Duket sikur kaluan. Ndihem shumë herë më i qetë në fushë dhe më duket si një gjë normale. Ndeshja e parë më mbyti nga emocionet, por tashmë mendoj vetëm për ekipin.

Jeni bërë gati shpirtëris­ht, pasi mund të jeni titullar deri në fund të sezonit?

Nuk di ta them. Është vendim i trajnerit, por ajo që më intereson më së shumti tani, dhe jo vetëm mua, por edhe pjesës së grupit, është ecuria e Tiranës dhe sigurisht realizmi i objektivit final, që është ngjitja në Superiores.

E zëvendësua­t denjësisht Ngoonë, a ju tha gjë pas ndeshjes?

Po, më përgëzoi direkt, më tha: "Bravo! Bravo!"

Si kanë qenë këto tre muaj për Muçin?

Të çmendur. Nga U- 17 kalova direkt tek ekipi i parë. Sigurisht që është shans i madh që të luash me Tiranën ende pa mbushur 17, pasi vetëm para një jave festova ditëlindje­n.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania