Panorama Sport (Albania)

"Më gëzojnë golat, rinovimi im varet nga objektivat"

-

Ze Maria i gëzohet fitores dhe golave. Trajneri ka mbetur i kënaqur nga reagimi i ekipit që, edhe pse me tre mungesa të rëndësishm­e, nuk u kursye. Në intervistë­n e dhënë pas ndeshjes, braziliani foli edhe për të ardhmen e tij. Po mendon që të mësojë shqipen për vitin e ardhshëm, megjithatë thotë se rinovimi varet prej objektivav­e. Këmbëngul edhe një herë që nuk ka çështje "Turtulli", ndërsa komenton edhe dënimin për shitje droge të Ngoosë.

Mposhtët pa shumë vështirësi Apoloninë, i gëzuar?

E kam thënë gjithnjë, që ndeshjet bëhen të lehta ose të vështira në varësi të lojës që bën ekipi. Dhe sot (dje), djemtë ishin të vendosur mirë në fushë që nga sekonda e parë. Reaguan në një lloj forme prej ndeshjes së fundit, ku realisht nuk kam qenë i kënaqur me atë që bën me Tomorin. Të gjithë luajtën mirë, nga i pari tek i fundit. Sigurisht që bëmë edhe gabime, sidomos në pjesën e parë apo te goli që pësuam në pjesën e dytë. Një gabim të tillë nuk duhet ta bëjmë më, një skuadër si e jona nuk mund t'ia lejojë vetes.

Sa do t'ju shërbejë pauza?

Do kemi 10 ditë kohë për të punuar dhe mendoj se të gjithë do të jenë gati.

Luanit pa "bomberat", por në fund shënuat 5 gola....

Golat erdhën prej të gjithëve, nga sulmi dhe mesfusha. Para ndeshjes e përmenda që kemi 24 lojtarë, që të gjithë mund të luajnë dhe të gjithë duhet ta dinë që trajneri nuk ka preferenca, por duhet të punojnë në maksimum që të luajnë. Është shumë e thjeshtë, duhet të përfitosh nëse të vjen rasti. Këtë bëri Muçi dhe të tjerët, ndaj jam i kënaqur. Ngoo do operohet dhe mund të themi që e ka mbyllur. I shqetësuar? Duhet të vlerësojmë ende çështjen e operacioni­t, nëse duhet të futet apo jo në sallë. Do flasim me doktorët. Nëse është menisku, mendoj që për 20 ditë do të kthehet. Por, janë edhe 5 ndeshje... Kampionati mbyllet në maj dhe nuk jemi ende në prill. Ndaj unë shpresoj, pasi kemi edhe pauzën. Besoj se mund të kemi kohë për ta rikuperuar. Të shohim gjithsesi, pasi nëse do të operohet, është normale që e ka mbyllur sezonin.

Turtulli e ka humbur vendin e titullarit?

Unë nuk e di pse më pyesni gjithnjë për Turtullin?! Nuk e kuptoj, pasi të gjithë të tjerët po luajnë mirë. E kanë përfituar më së miri mundësinë e tyre, ndaj jam i kënaqur me ata që janë në fushë.

Duhet të filloni të mësoni shqipen, gjithnjë nëse keni në plan që të qëndroni edhe vitin tjetër...

E vërtetë, duhet, po më keni krijuar komoditet ju (u referohet gazetarëve) se e flisni mirë italishten.

Keni folur me presidenti­n për rinovimin, a mund të themi që Ze Maria do qëndrojë?

Kemi folur diçka. Po mundohem që t'i bëj presidenti­t të kuptojë mënyrën se si dua të punoj unë vitin tjetër, ndaj nuk besoj se do të kemi probleme që të arrijmë akordin. Unë jam i kënaqur te Tirana dhe me Tiranën, megjithatë duhet të shohim edhe objektivat për sezonin tjetër. Klubi i di të miat, ndaj shumë shpejt do të takohemi. Dhe cilat janë objektivat e Ze Marias?

(Qesh).

Folëm për dëmtimin e Ngoosë, por nuk ju kemi pyetur për problemet e tij ligjore. Si e pritët lajmin e dënimit për shpërndarj­e droge?

Unë u befasova, të them të drejtën, që në momentin që pashë reagimin e tij në faqen e klubit. Nuk e di çfarë ka ndodhur, megjithatë lojtari thotë që ka sqaruar gjithçka, ndaj le ta mbyllim këtu historinë. Të mos i japim rëndësi diçkaje që është mbyllur që në krye të herës. Është problem i tiji privat, ndaj nuk kam hyrë në detaje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania