Panorama Sport (Albania)

Elbasani nën presion, një gabim hedh në erë sezonin

Marsid Dushku: Skuadra u ambientua shpejt me këtë kategori

- VLADIMIR MEMA

Elbasani luan sezo nin këtë fundjavë në Orikum, pasi humbja i zbret nga froni dhe i komprometo­n së tepërmi ngjitjen në Kategorinë e Parë. Megjithatë, në kampin verdheblu kanë besim se do të dalin me një rezultat pozitiv dhe do arrijnë ngjitjen. Aktualisht, verdheblut­ë renditen të parët me dy pikë më shumë se bregdetarë­t. Përballja e së dielës pritet të jetë shumë e fortë ku një gabim mund të kushtojë gjithë sezonin. Deri tani, Elbasani ka bërë paraqitje shumë të mirë dhe beson se do të vazhdojë kështu. DUSHKU

Në një prononcim për "Panorama Sport", ish-futbollist­i dhe njëkohësis­ht ish zvC trajneri i kësaj skuadre vitin e kaluar, Marsid Dushku, flet në lidhje me "finalen" e së dielës. Sipas tij, puna e bërë deri më tani ka qenë shumë e mirë, por duhet të kalojnë me patjetër edhe sfidën e mbetur. "Është bërë një punë e mirë deri më tani me skuadrën, pasi jo më kot është në krye dhe për më tepër pa asnjë humbje. Kategoria e Dytë nuk është aq e lehtë sa mund të mendohet, sidomos për një klub që nuk është mësuar të luajë në këto nivele. Por u ambientuan shpejt, edhe për shkak të kualitetev­e që janë në skuadër dhe ia kanë dalë më së miri deri më tani", u shpreh fillimisht Dushku. Më tej, ai flet për përballjen në Orikum dhe shanset e ngjitjes në të Parën. "Mund

të them që fatet e një sezoni të tërë mund të varen nga një ndeshje e vetme, siç është edhe ajo me Orikumin. Të vjen keq kur e mendon, pasi një gabim të çon dëm punën e një sezoni të tërë. Megjithatë, kam shumë besim se skuadra do t'ia dalë me sukses në këtë

transfertë. Në lidhje me ngjitjen në Kategorinë e Parë, një fitore në Orikum them se do t'i siguronte ngjitjen Elbasanit, në të kundërt, gara do jetë e hapur deri në fund", u shpreh në prononcimi­n e tij, Marsid Dushku, aktualisht trajner te moshat në Elbasan.

Sfida mes Orikumit dhe Elbasanit do të luhet të dielën në orën 15:00 në fushën sportive të qytetit bregdetar. Kujtojmë që në fazën e parë, verdheblut­ë fituan 2-0 në fushën e tyre, ndërsa miqtë nga Orikumi kontestuan fort gjykimin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania