Panorama Sport (Albania)

rikumi në këm ë, ton ti o ët dhe ka një thirrje ër ederatën

-

Orikumi luan të dielën ndeshjen më të rëndësishm­e të sezonit. Bregdetarë­t që u krijuan si klub pesë vite më parë me synimin që të ngjiteshin shpejt në Kategorinë e Parë, tani kanë një mundësi shumë të mirë për të realizuar objektivin. Një vit më parë, skuadra iu afrua shumë objektivit, duke shkuar deri në "play-off", por u mund nga Tërbuni. Të dielën, Orikumi do të ketë përballë Elbasanin e vendit të parë dhe një fitore do t'i kalonte bregdetarë­t në krye. Në një postim në faqen zyrtare në "Facebook", klubi bën thirrje për mbështetje: "Këtë të diel në orën 15:00, në stadiumin e Orikumit luhet ndeshja ndërmjet Orikumit dhe Elbasanit, e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë së Dytë. Klubi i Orikumit është tepër optimist dhe kërkon fitoren në shtëpi. Ne ftojmë të gjithë tifozërinë tonë të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit për ekipin e zemrës, për të dhënë forcë dhe mbështetje si dhe për të gëzuar trepikëshi­n. Forca çuna, jemi me ju", shkruhet në statusin e klubit. Kërkesa - Ndërkaq, tifozët e skuadrës i bëjnë thirrje FSHF-së që të mos sjellë si arbitër Edvaldo Dyrmishin. Ata i kanë ende të freskëta episodet në ndeshjen e "playoff"-it një vit më parë ndaj Tërbunit ku sipas tyre u penalizuan nga gjyqtari. Kryetari i shoqatës së tifozëve, Astrit Nelaj shprehet: "Një vit më parë, arbitri Edvaldo Dyrmishi me asisteni i tij, Alfred Shkreta, na penalizuan hapur. Por, ne nuk mund të lëmë më të bëjë Edvaldo si të dojë. Në ndeshjen e fazës së parë me Elbasanin, u penalizuam me një 11-metërsh inekzisten­t. I bëjmë thirrje Federatës që të mos sjellë më këtë arbitër në ndeshjen e së dielës". Olsen Llambro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania