Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja, futboll për... qejf

Kamara: Nuk rrezikojmë asgjë, por duam fitoret për të kënaqur tifozët e zhgënjyer

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja nuk i ka ndalur për asnjë moment përgatitje­t për ndeshjen e radhës që do të luajë në shtëpi ndaj Erzenit. Një takim, ku objektivi i vetëm mbetet fitorja, edhe pse në garën për ngjitjen në Superiore nuk ndryshon asgjë, pasi lezhjanët tashmë janë dorëzuar totalisht. Megjithatë, futbollist­ët kanë deklaruar se do të respektojn­ë deri në fund garën dhe do të luajnë për fanellë. Besëlidhja kishte shpresa për të sfiduar në javët e mbetura të kampionati­t Kastriotin e vendit të parë, por ajo humbje që pësoi në Rrogozhinë ishte vendimtare që shanset për një gjë të tillë të shuheshin. Për këtë arsye, skuadra po mendon për sezonin e ardhshëm, ku objektivi do të jetë i njëjtë, ashtu si në këto 10 vite të kaluara. Drejtuesit pritet të ruajnë grupin e futbollist­ëve dhe të përforcohe­n në merkato, në mënyrë që të mos e diskutojnë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. DEKLARATA Mesfushori me tipare sulmuese, 20-vjeçari nga Guiena, Oumar Turad Kamara, që po mbyll sezonin e dytë me fanellën e Besëlidhje­s, për "Panorama Sport" është shprehur: "Ndonëse Besëlidhja tashmë ka dalë edhe praktikish­t nga objektivat dhe rregullorj­a, nuk na rrezikon edhe nëse i humbim të gjitha sfidat, ne përsëri po punojmë intensivis­ht për të marrë ngarkesat e duhura nga të gjitha pikëpamjet. Duam që pjesën e mbetur të kampionati­t ta shijojmë sikur të ishim në garë, kjo na kënaq jo vetëm ne, por më shumë tifozërinë, të cilën e kemi zhgënjyer. Duke iu rikthyer

sezonit të shkuar, ne ia dolëm që ta mbyllnim me pikë të barabarta me skuadrën që u ngjit, por një gabim i mëparshëm na detyroi që të luanim këtë sezon në këtë nivel. Tani që gjithçka ka marrë fund për pretendime­t tona, ne përsëri do të jemi kërcënues për skuadrat pretendent­e. Besëlidhja ka treguar se është një ekip që rikuperon mjaftueshë­m edhe në çastet e fundit. Tani jemi të fokusuar në sfidën ndaj Erzenit që po e vlerësojmë maksimalis­ht, pasi duam që ta fitojmë, ashtu siç e kemi zakon, para tifozërisë sonë", ka përfunduar Kamara.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania