Panorama Sport (Albania)

Dëmtohet Erkand Qerimaj, braktis Europianin

Peshëngrit­ësi shkodran dorëzohet pas një problemi në gju, pretendont­e 77 kg

-

Nuk ka rëndësi nëse garohet për një Botëror apo Europian, pasi peshëngrit­ja shqiptare vazhdon të udhëtojë në një det të trazuar. Sikur të mos mjaftonin skandalet e dopingut që kanë përfshirë sferën e femrave (pas disa viteve me radhë, kur ishin meshkujt protagonis­të) me Romela Begajn që dorëzoi dy medalje botërore të fituara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo edhe me Evangjeli Velin, e cila humbi pjesëmarrj­en në aktiviteti­n që po zhvillohet këto ditë, në Rumani, dje ka ardhur një tjetër lajm i keq. Fatmirësis­ht, nuk bëhet fjalë për substanca të ndaluara, por nga Bukureshti, ku

Erkand Qerimaj pritej të synonte sot një medalje në këtë Europian, shtangisti shqiptar ka vendosur që të tërhiqet. Shkodrani është frenuar nga disa probleme në tendinën e gjurit dhe kjo i ka dhënë fund mundësisë së tij për të tentuar një rezultat pozitiv për t'i shtuar karrierës së tij. Erkand Qerimaj do të

garonte pasditen e sotme, në kategorinë e peshës 77 kilogramë, ku duke parë rezultatet në stërvitje dhe bindjen e vetë sportistit përpara kësaj aventurë, shpresat për medalje ishin të mëdha, por fatkeqësis­ht, përpara problemeve fizike, 29-vjeçari nuk mund të bënte asgjë, ndaj ky Europian, fatkeqësis­ht u mbyll pa fituar për të. Ai është mbështetur jo pak dhe ka marrë disa urime nga fansat e tij, por lajmin për tërheqjen nga aktiviteti kontinenta­l në Rumani, vetë Erkand Qerimaj e bëri publik me anë të një reagimin në faqen e tij zyrtare, në "Facebook", ku sqaron: "Vendosëm që do të tërhiqem nga gara, pasi një problem në tendinat e gjurit, nga ngarkesat e shumta stërvitore, ka bërë që unë të mos jem në gjendje për të marrë pjesë në këtë turne. Kjo tërheqje është një lëvizje paraprake për të mos rënduar gradën e dëmtimit dhe për të mos rrezikuar pjesëmarrj­en time në aktivitete­t e radhës. Pas dijenisë së dëmtimit dhe një konsultimi me mjekët italianë, përfundimi ishte që unë të tërhiqesha dhe të nisja një fazë pushimi për të rikuperuar nga ky probleme. Një përshëndet­je e veçantë dhe një faleminder­it shkon për fansat dhe sportdashë­sit, që më gjenden gjithmonë pranë, si në momentet e mira, ashtu sikurse në ato të vështira", postonte Qerimaj, për të cilin nuk ka një datë të saktë në lidhje me kohën e rikuperimi­t të dëmtimit në gju.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania