Panorama Sport (Albania)

Gudar Beqiraj: Pa frikë, nuk del me doping

“Calja veproi taktikisht shkëlqyer, ja pse nuk kam merak”

- BESAR BOZGO

udar Beqiraj, presi denti i përkohshëm i Federatës Shqiptare të Peshëngrit­jes është emocionuar pa masë me triumfin e Briken Caljes që u shpall kampion Europe. Në një intervistë për "Panorama Sport", ai ka shprehur besimin se këtë herë nuk do të ketë një tjetër skandal dopingu dhe ka dhënë argumentet e tij për këtë. Natyrisht, i zhgënjyer me trajtimin e kohëve të fundit. "Për afro 53 vite unë jam përpjekur ta ndihmoj peshëngrit­jen. Unë jam njeri që merret me matematikë­n, por thjesht u kam shkuar nga mbrapa. Por, këtu vetëm të kritikojnë. Shqiptarët e kanë problem mosmirënjo­hjen, por nuk kemi se çfarë të bëjmë", thotë akademiku i shquar.

Si u ndjetë kur shikuat Brikenin të ngrinte shtangën edhe i dëmtuar?

Më vjen mirë. U gëzova pa masë sepse ai është djalë i zoti, por edhe një njeri i edukuar dhe i respektuar. U kënaqa shumë sepse na bëri krenar të gjithëve.

A i ka marrë ndonjëherë një sportist tri medalje ari njëherazi në Shqipëri?

Jo. Është hera e parë në historinë e sportit shqiptar që një sportist merr tri medalje ari njëherazi. Për mua, ai është heroi i Shqipërisë. Nuk e arrin askush këtë. Ai realizoi një garë të shkëlqyer.

Pse mendoni kështu? Sepse nga 6 prova, ai realizoi me sukses pesë prova. Kjo është e fantastike. Mund të dalësh kampion edhe me një provë, por sakrifica e tij ishte realisht e madhe.

Çfarë ju bëri më shumë përshtypje?

Ajo që Calja bëri në fund fare ishte mbresëlënë­se. Ishte heroizëm.

Pse ishte heroizëm? Sepse pas provës së dytë, ai u shtri dhe po e fërkonin në

shpinë. Unë nuk mendova se do t'ia dilte të them të drejtën sepse kur ke dhimbje prova e dytë bëhet më e vështirë. Ai na surprizoi të gjithëve në provën e tretë më pas, kur rriti peshën. Për mua, ai është hero. Ai ka bërë një garë të shkëlqyer edhe taktikisht, sidomos në shkëputje. E barazoi italianin me 143 kg dhe e la në vend të dytë, por ama e kishte siguruar një medalje. I bëri vend vetes sepse nuk kaloi menjëherë te pesha 146 kg, por në fillim 141, pastaj 143 dhe në fund me 146. Kjo ishte shumë e bukur. E përsëris ishte një garë madhështor­e për të sepse u tregua hero kur vendosi të sforcohej në stilin e shtytjes me probleme në shpinë.

Pas gjithë këtyre që kanë ndodhur me shtangistë­t, ekziston frika për doping...

Jam 100 për qind i sigurt se nuk ka asnjë lloj risku.

Pse jeni kaq i bindur? Sepse para se të shkonin në

Rumani, Calja dhe të tjerët u janë nënshtruar dy kontrollev­e. Pastaj, edhe teknikisht kjo është e shpjeguesh­me.

Ku doni të dilni?

Unë nuk dua të paragjykoj kurrë askënd. Por, nëse flasim nga ana profesiona­le e peshëngrit­jes, atëherë do iu referohemi fakteve. Nëse Calja do të kishte ngritur më shumë sesa pesha që ka ngritur në stërvitje, atëherë ndoshta mendohet edhe më e keqja. Por unë e kam parë të ngrejë 155kg para se të shkonte në Olimpiadë, ndërsa këtu ngriti 146 kg. Në stilin tjetër e kam parë të ngrejë 180 kg, ndërsa këtu ngriti 175 kg. Në këtë kuptim, unë jam shumë i qetë dhe shumë i sigurt. Shtytjen e ka stilin e vet dhe nuk kisha dyshime se do t'ia dilte mbanë. Madje, pikërisht në shtytje ai punoi shkëlqyesh­ëm taktikisht sepse mund ta kishte nisur me 174kg ose 175kg, por jo, ai e nisi fillimisht me 171 dhe më pas vazhdoi gradualish­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania