Panorama Sport (Albania)

Partizani pa rivalë, fitojnë pastër edhe Farka e Vllaznia

- ELBASANI: GJYQTARË:

Volejbolli i meshkujve duket një betejë pa histori, sepse Partizani dominon kudo që shkel dhe tashmë skuadra e Ylli Tomorit pritet që të bëjë edhe formalitet­in, për sa i përket titullit kampion. Në ndeshjet e luajtura dje nuk pati shumë për të thënë në të tria sfidat që u luajtën, sepse "Demat e kuq" shkatërrua­n Skënderbeu­n 3- 0 me sete dhe i njëjti rezultat u regjistrua edhe në ndeshjen që Farka Volej fitoi ndaj Elbasanit, ashtu sikurse Vllaznia, në transfertë ndaj Teutës, e cila mbetet ende në kërkim të pikës së parë, ndonëse jemi në fundin e sezonit.

"DIKTATURË" E PARTIZANIT

Skuadra e Ylli Tomorit dominon totalisht ndeshjen kundër Skënderbeu­t dhe e fiton atë me rezultatin 3-0. Seti i pare nis menjëherë nën diktatin e Partizanit, me ekipin korçar që duket i pafuqishëm për t'u bërë ballë të zotëve të shtëpisë, ndaj fraksioni i parë mbyllet me rezultatin 25-18. Seti i dytë nisi disi më i ekuilibrua­r, por kualiteti i "Demave të kuq" është dukshëm më i lartë, ndaj edhe seti i dytë përfundon

Qepa, Aga, Topçiu, Sejati, Deliu, Metani / Xhajkone, Ismailaj, Alku, Murraku, Plaku, Balla.

Trajner: Dritan Bardhi

Kocobina, Agushi, Gashi, Thano, Kasa, Kallajxhiu / Garunja, Daiu, Dulja. Trajner: Roland Kasa

E.Preka, K.Agolli me të njëjtin rezultat si ai i pari 25-18. Kaq mjafton që kundërshta­rët e Skënderbeu­t të dorëzohen pa kushte, pasi përveç disavantaz­hit të dyfishtë dhe perfeksion­it të Partizanit, seti i tretë është thjesht një formalitet dhe në fund, korçarët duhet

të pranojnë kapitullim­in në shifrat 25-13 dhe rezultatin e përgjithsh­ëm 3-0.

FARKA THYEN ELBASANIN

Në pallatin e sportit "Fahrie Hoti", Farka Volej fiton përballë Elbasanit, duke ofruar një lojë gati spektakola­re. Ekipi i drejtuar nga

Dritan Bardhi është dukshëm superior përballë miqve dhe dominon në të tria setet (3-0) dhe duke mos u lejuar asgjë elbasanlli­njve. Nga fraksionet e luajtura, vetëm në atë të dytin u duk sikur pati pak rivalitet, pasi në të parin Farka triumfoi 25-

17, në të dytin 25-18, ndërsa i treti ishte thjesht një "film i parë", me Elbasanin që u dorëzua 25-10. VLLAZNIA DOMINON TEUTËN

Më shumë sesa fitoren e parë, Teuta është në kërkim të pikës së parë, pas një sezoni tërësisht për t'u harruar. Bregdetarë­t, të mbushur me elementë shumë të rinj, bëjnë mirë të mendojnë për sezonin e ardhshëm ku do të luajnë një kategori më poshtë dhe të tentojnë të gjejnë ekuilibrat për të tentuar sa më shpejt rikthimin në elitë. Në Durrës, dje bënte vizitë Vllaznia, e cila vuajti vetëm në setin e parë ( 2522), por në dy të tjerët dominoi ( 25- 13 dhe 25- 17) dhe në fund regjistroi suksesin 3- 0. Shkodranët kthehen në shtëpi me pikë të plota dhe ruajnë vendin e pestë në renditje, me 21 pikë, pas 15 ndeshjesh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania