Panorama Sport (Albania)

Donaruma sfidon mjeshtrin Bufon: Të shtunën armiq

“Xhixhi më i forti, ka ende kohë për të ardhmen”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

hanluixhi Donaru ma ndaj Anglisë ndoshta hapi një cikël në kombëtaren e vendit të tij. Portieri i Milanit zuri vend në portë në vend të Xhanluxhit Bufonit, për atë që shumë media e kanë cilësuar si një stafetë në katërkëndë­shin "axurr". Prej të paktën një viti, Xhixho është etiketuar si pasardhës natyral i legjendës së Juves në portën e Italisë, me bekimin e ardhur edhe nga vetë 40-vjeçari. Pasi shijuan nga 90 minuta ndeshjet e kombëtares (Bufon disi më pak në disfatën me Argjentinë­n), e ardhmja dhe e tashmja e portës së Italisë do të përballen të shtunën në orën 20:45. Sfida është e vlefshme për kampionati­n, por edhe për renditjen. Bardhezinj­të duan të ruajnë kreun dhe distancat me Napolin për të përgatitur në kushte sa më komode takimin pasardhës, në të cilin do të presin Realin e Madridit. Çerekfinal­ja e Champions-it është një objektiv shumë i rëndësishë­m në sezonin bardhezi dhe ndoshta rruga e vetme e mbetur për Xhixhi Bufon që të mbyllë karrierën në mënyrën më të mirë që ofrojnë rrethanat. Me Italinë jashtë Botërorit, për kapitenin e "Zonjës", Liga e Kampioneve është më shumë se një objektiv sezonal. Nga ana tjetër, Donaruma kërkon vendin e katër që do ta çonte Milanin e tij në Champions. Në lidhje me ndeshjen e "Allianz Stadium", 19-vjeçari kuqezi ka deklaruar: "Bufon për mua vazhdon të jetë më i forti. Në

kombëtare punojmë shumë dhe më jep këshilla, por në fund ai që vendos është trajneri. Me Xhixhin, ashtu si me Perin, jemi miq, teksa për armiqësi midis nesh do të ketë vend vetëm në përballejn e së shtunës. Për të ardhmen nuk duhet të mendojmë tani".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania