Panorama Sport (Albania)

Stoli i Milanit, Shevçenko: Një ëndërr për mua

-

Andrij Shevçenko ka siguruar një tjetër fitore në miqësoren e zhvilluar ndaj Japonisë në Liezh të Belgjikës. Trajneri i Ukrainës që prej ditës së djeshme po shijon disa ditë pushimi në Itali, ku ka dhënë edhe disa deklarata të për mediat lokale. Duke komentuar dëmtimin e Andrea Kontit, ish- sulmues është munduar të ngushëlloj­ë mbrojtësin kuqezi, duke deklaruar: "Në karrierën time kam pasur disa momente të vështira dhe të tilla kanë karakteriz­uar edhe disa momente te Milani, por kam arritur të përmbys gjërat në favorin tim. Sa herë jam dëmtuar, kam vuajtur jo pak për të gjetur ritmin dhe golat, pasi luaj pak dhe jo mirë. Kur hedh gjithçka pas krahëve dhe kalon vështirësi­të, arritjet me siguri shijojnë më shumë. Sa herë gjërat rrjedhin në mënyrën e duhur, nuk arrin të vlerësosh atë që po të ndodh, ndaj duhet ruajtur një ekuilibër, pasi si momentet pozitive, ashtu edhe ato negative, mund të bëhen në çdo moment, çast, pjesë e karrierës". Ukraina, e më pas në ndonjë klub, ishin një tjetër temë e fjalës së Shevçenkos, i cili pyetjes direkt mbi një të ardhme hipotetike te Milani iu përgjigj: "Sigurisht që dëshiroj të stërvit një skuadër klubi, aq më tepër Milanin, por fillimisht duhet të çoj deri në fund projektin tim me kombëtaren e Ukrainës. Mendoj se nëse do të kisha më shumë kohë në dispozicio­n, mund të arrija edhe më shumë me një skuadër, por edhe në futboll, ashtu si në çdo fushë të jetës, hapat duhen hedhur një e nga një. Mundësia për të jetuar një ëndërr duhet merituar dhe unë po punoj për diçka të tillë". Në fund, teksa argumentoi punën si trajner i Ukrainës, ish-"Topi i Artë" tha: "Skuadra ime ideale do të ishte krijimi i një grupi fituesish. Filozofia ime e lojës orientohet drejt pasimeve të shkurtra dhe një skuadre kompakte, e cila krijon hapësira dhe i shfrytëzon ato. Nga lojtarët e mi pretendoj agresivite­t dhe trysni ndaj rivalit”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania