Panorama Sport (Albania)

Kush janë fituesit dhe humbësit e Lëvit

-

Ndeshja ndaj Brazilit nuk ishte dhe aq negative për gjermanët, pavarësish­t humbjes 0- 1. Skuadra e Lëvit bëri një paraqitje të dobët dhe shumë prej lojtarëve nuk justifikua­n besimin e trajnerit. Ndryshe nga ndeshja ndaj Spanjës, kur skuadra zhvilloi një ndeshje relativish­t më pozitive. "Bild" ka bërë një renditje për lojtarët fitues dhe humbës të skuadrës së Lëvit. Fituesit- Tomas Myler, 29-vjeçari shënoi një supergol ndaj spanjollëv­e në ndeshjen e parë, duke barazuar rezultatin. Gjermania mund të mbajë shpresat tek ai në Rusi. Timo Verner, 22vjeçari u aktivizua vetëm në fund ndaj Brazilit, pasi kishte luajtur titullar me Spanjën, vrapon shumë dhe në Gjermani e shohin si e ardhmja. Platengard- Mbrojtësi 26- vjeçar i Hertës zëvendësoi më së miri Hektorin në krahun e majtë, duke marrë pëlqimin e trajnerit. Ter Shtegen- Portieri është zëvendësue­si ideal i Nojerit dhe pse në rast rikthimit të tij, ai do të luajë si portier i dytë. Draksler- 24- vjeçari nuk ishte më i miri por me Sanen në hije, ai bëri diçka më shumë. Humbësit- Trap - Portieri luajti si zëvendësue­si i Ter Shtegenit, por ai dështoi në golin e shënuar nga Zhezus, duke mos kontrollua­r siç duhet topin. Gyndogan- U priste shumë nga ai, por siç deklaroi dhe vetë pas ndeshjes, nuk ishte në formën optimale. Duhet të bëjë më shumë me cilësitë që disponon. Mario Gomez- 32- vjeçari ishte surpriza e ndeshjes ndaj Brazilit, kur të gjithë prisnin të shihnin Vernerin, Lëv i besoi veteranit që ishte shumë larg formës së dikurshme. Sane- Talenti 22- vjeçar ishte shumë larg perfomanca­ve spektakola­re që jemi mësuar ta shohim te Mançester Siti, duhet të adoptohet me lojën e gjermanëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania