Panorama Sport (Albania)

Murinjo nis sulmin për Bejlin dhe Vidalin

Kilianit i ofrohet kontratë 4-vjeçare dhe 48 mln euro Bajernit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Në Spanjë janë të sigurt. Garet Bejl do të transferoh­et te Mançester Junajtid në verë, pasi është bindur personalis­ht nga trajneri Zhoze Murinjo. Portugezi e vlerëson sulmuesin uellsian si një pjesë të rëndësishm­e të planeve të tij për rindërtimi­n e skuadrës për sezonin e ardhshëm, pasi pritet të largojë 10 futbollist­ë nga "Old Trafford". Dhe sipas madrilenes "Marca", Reali i Madridit ka hequr dorë nga përpjekjet për ta ndihmuar 28vjeçarin që të vijojë të jetë një "galaktik" i pazëvendës­ueshëm në planet e skuadrës, por është dorëzuar edhe për shkak të dëmtimeve të tij të shpeshta. Edhe uellsiani nuk ndihet më i lumtur në Madrid, pasi Zidan nuk e ka më një zgjedhje të parë dhe e ka lënë jashtë ndeshjeve të mëdha të këtij sezoni. Një rikthim në Premier Ligë është diçka natyrale. Sipas gazetës tjetër madrilene "AS", Reali është dakord ta shesë, por nuk do të bëjë skonto me pretendime­t financiare për ish-yllin e Totenhemit, për kartonin e të cilit do të kërkojë 100 milionë euro.

VIDAL - Nga Kili vijnë sinjale pozitive për Arturo Vidalin. Mesfushori i Bajernit, i cili do të mbushë 31 vjeç në maj, nuk dihet ende nëse do të rinovojë apo jo me kampionët e Gjermanisë pas ardhjes së Goreckës nga Shalke dhe Murinjo është gati të përfitojë. Sipas "La Cuarta", "djajtë", që në verë do të humbasin kapitenin Majkëll Karrik dhe Maruan Felainin, kërkojnë një mesfushor me tiparet e Vidalit, madje kanë përgatitur edhe ofertën për ish-yllin e Juventusit dhe Leverkusen­it: një kontratë 4-vjeçare prej 240 mijë paundësh në javë (14.4 milionë euro në vit), ndërsa oferta për Bajernin do të jetë 48 milionë euro, një çmim goxha i majmë që do t'i tundonte gjermanët ta shisnin lojtarin që hyn në vitin e fundit të kontratës.

POGBA - Forma e Pogbasë në miqësoren e fundit të Francës kundër Rusisë (shënoi me një goditje dënimi dhe dhuroi edhe një asist në fitoren 3-1 të martën) i ka hapur telashe trajnerit të Junajtid në Angli. Tifozët e kanë kritikuar teknikun se forma e tij e mirë me skuadrën e Deshampit dhe kriza te Junajtid vjen pikërisht prej planit taktik të portugezit. "Pogba për Francën është një luan, për Junajtid jo edhe aq"... "Ai duhet lënë i lirë. Përse te Juve dhe Franca ka luajtur gjithnjë mirë?", ishin disa nga komentet e tifozëve në rrjetet sociale.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania