Panorama Sport (Albania)

Spanja e Brazili ndezin “motorët”, Mesi mes kaosit

Gjermania OK, pikëpyetje për Francën e Anglinë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Miqësore po, por deri në një pikë. Këto ndeshje ishin provat gjenerale që bënë kombëtaret përpara Botërorit të Rusisë. U përplasën të mëdhatë dhe zbuluan shumë gjëra. Forcë, por edhe defekte. Do të ketë edhe teste të tjera përpara nisjes së kompeticio­nit, por disa kombëtare kanë ecur mjaft mirë me përgatitje­t. Brazili, Spanja dhe Gjermania i kanë idetë shumë të qarta, Franca ka dyshime, ndërsa Argjentina duhet të bëjë gjithçka nga e para. Humbja me Spanjën turbulloi ujërat në kampin e Mesit, i cili këtë herë do të luajë shansin e fundit për të fituar diçka të rëndësishm­e me kombëtaren e tij. Por ka edhe nga ato që janë në pikëpyetje gjithmonë dhe pritet që mund të bëjnë surprizën si Anglia dhe Portugalia. Kjo është situata e ekipeve favorite në Botëror.

BRAZILI GATI- Rruga e ndjekur deri tani ka qenë fenomenale. Tite ka ditur gjithmonë të marrë vendimet e duhura dhe interesant është fakti që "Seleçao" është kombëtarja e vetme që ka publikuar zyrtarisht 15 nga 23 lojtarët që do të grumbulloh­en në Rusi. Për më tepër, një kapiten që ndryshon çdo ndeshje për të treguar një frymë ndryshe dhe për t'i bërë të gjithë të rëndësishë­m. Brazili ka një formacion të përcaktuar 4- 3- 3, që disa herë transformo­het në 4-1-4-1. Ka qëndrueshm­ëri në mesfushë dhe krahët janë të frikshëm. Formacioni është praktikish­t i bërë dhe ekipi pret vetëm rikuperimi­n e Nejmarit. Tite i urren eksperimen­tet dhe këtë e tregoi në dy miqësoret e luajtura me Rusinë (0-3) dhe me Gjermaninë (0-1). Në këtë të fundit bëri vetëm një zëvendësim. Brazili ka edhe luksin për të pasur në stol një si Duglas Kosta dhe një sulmues si Firmino.

SPANJA SUPER- Barazoi 1-1 me Gjermaninë dhe shkatërroi 6- 1 Argjentinë­n. Spanja, pasi tronditi Italinë në fazën e grupeve kualifikue­se, "ngriti zërin" edhe në miqësore. Ka shumë gjëra të sigurta te "furitë e kuqe". Nga Lopetegui, i cili nuk i pëlqen aspak të konsideroh­et një trajner i madh, por që e ka në dorë të gjithë skuadrën dhe e menaxhon në mënyrë perfekte. Shumë talent dhe zgjidhje për një nga kombëtaret që është favorite me

detyrim në Rusi. Mungonte Buskets për shkak të dëmtimit në këto dy miqësore, por ai do të rikthehet dhe do të marrë vendin e tij përpara mbrojtjes. Gjithçka do të ndërtohet rreth tij. Lopetegui ka një mesfushë me kualitet, si asnjë kombëtare tjetër. Përpara është Diego Kosta dhe si zëvendësue­s ka Rodrigon. Por, dyert e Spanjës nuk janë të mbyllura për Moratën. Asensio dhe Vaskez janë zëvendësue­sit e luksit për Iskon dhe David Silvën. Mjafton kaq për të treguar se Spanja është e fortë. Me shumë mundësi, Spanja do të bëjë një Botëror si protagonis­te.

GJERMANIA "TOP"Ata janë kampionët në fuqi dhe sigurisht që shkojnë me besim në Botëror. Kush do të jetë portieri i Gjermanisë në Botëror? Nojer ka nisur stërvitjen dhe me shumë mundësi do t'ia dalë, por kjo është një nga pikëpyetje­t e vetme që ka trajneri Lëv, i cili ka krijuar një formacion tip deri tani. Në miqësoren me Spanjën dhe Brazilin bëri disa prova dhe mori një barazim 1-1 dhe një humbje 0-1. Por, grupi i Gjermanisë ka ndryshuar shumë pak nga ai që bëri histori në Botërorin e kaluar dhe është një skuadër për t'u pasur frikë. Për më tepër janë afruar lojtarë si Sane, Gorecka, Brand dhe Shtindel.

DILEMAT E FRANCËSDes­hamp ka në dorë një nga gjeneratat më të mira të futbollit francez të viteve të fundit, me shumë alternativ­a dhe mundësi zgjedhjeje. Ka lojtarë të fortë, teknikë, të shpejtë dhe të rinj. Ja pra: Mungesa e eksperienc­ës mund të jetë një shaka e hidhur. Me Kolumbinë u panë shumë gjëra të mira, por edhe disa limite. Ekipi humbi 2-3 me Kolumbinë dhe fitoi 13 me Rusinë. Mbape është i vetmi që e ka vendin e sigurt, ndërsa pikëpyetje­t janë gjithmonë e më shumë mbi Pogbanë. Një tjetër dyshim lidhet me Kantenë, vendi i të cilit varet nga moduli që do të përdoret. Franca ka luajtur deri tani me 4-2-3-1 dhe 4-3-3.

ARGJENTINA KAOS- Si gjithmonë, Argjentina di t'i bëjë keq vetes. Nuk ishte Mesi në këto dy miqësore (fitoi 2-0 me Italinë dhe humbi 6-1 me Spanjën), por kjo nuk e justifikon paraqitjen e shëmtuar në sfidën e fundit. Mes polemikave të shumta për mungesën e Dibalës dhe Ikardit dhe me varësinë nga Mesi, Sampaoli duhet të marrë masat për të shmangur një tjetër disfatë në Rusi. Formacioni nuk dihet ende, edhe pse provat u bënë me 4-2-3-1, ndërsa emrat e rinj si Bustos, Taljafiko dhe Meza nuk garantojnë siguri.

ANGLIA E PORTUGALIA­Sauthgejt ashtu si Deshamp ka një brez të artë dhe shumë talente, por gjithmonë "tre luanët" shkojnë në këto kompeticio­ne me dyshime dhe me pikëpyetje. Herri Kejn do të jetë lideri i kësaj skuadre. Por, Kristiano Ronaldo gjithashtu kërkon një vend si protagonis­t, por për të përsëritur historinë e Europianit do t'i duhet një mrekulli.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania