Panorama Sport (Albania)

Shtypi argjentina­s masakron kombëtaren, Sampaoli: Spanja na mori me shuplaka

Nënkampion­ët e botës kryqëzohen pas humbjes 6-1 me Spanjën

-

Humbja katastrofi­ke e Argjentinë­s në miqësoren ndaj Spanjës mbrëmjen e së martës, ka sjellë furtunën e pritur të shtypit vendës. Lionel Mesi mungonte për shkak të një tërheqje muskulore, megjithatë për mediat argjentina­se është e pafalshme që nënkampion­ët e botës, të cilët pretendojn­ë të fitojnë trofeun në Rusi këtë verë, të turpërohen në atë mënyrë nga iberikët. "Ole" kritikonte në veçanti punën e dobët të mbrojtjes së Sampaolit, duke e komentuar rezultatin si poshtërues. "La Cronica" drejtonte direkt gishtin ndaj emrave të përveçëm si Havier Masçerano, Lukas Bilja dhe Ever Banega. "Spanja poshtëron Argjentinë­n në Madrid", ishte titulli i "La Nacion", teksa në brendësi të tij vijonte: "Rezultati ishte një grusht i vërtetë në fytyrë". "Pa Mesin, skuadra argjentina­se thjesht nuk mund të matet me peshat e vërteta të rënda", ishte komenti i "Clarin" që e quante rezultatin në kryeqyteti­n spanjoll "një katastrofë". SAMPAOLI - "E marr unë fajin për golat, mos e drejtoni gishtin nga lojtarët", tha trajneri Horge Sampaoli përpara mediave. "Diferenca mes skuadrave në ndeshje ishte po aq e thellë sa rezultati. Ne duhet të mësojmë prej kësaj mbrëmjeje. Spanja na mori me shpulla. Kjo nuk mund të ndodhë në Kupën e Botës". Mungesa e Mesit u ndie shumë në "Vanda Metropolit­ano". Ylli i Barçës e vuajti paraqitjen e tmerrshme të skuadrës së tij nga tribuna: "Mesi u stërvit, por pastaj u ndie i lodhur dhe nuk mund të luante. Ai ishte me grupin gjatë gjithë kohës sepse është shumë i përfshirë për shkak të Botërorit. Na qëndroi pranë për të ndihmuar djemtë e rinj".

MARADONA - Por, Diego Armando Maradona i ul të paktën për momentin, armët kundër trajnerit të kombëtares dhe lëshon mesazhe bashkimi: "Në këtë moment, shkruan në "Instagram" 'Pibe de Oro', e vetmja gjë që duhet bërë është të përmirësoh­emi. Përpara Argjentina përgjithmo­në".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania