Panorama Sport (Albania)

Nga Klaivert tek Ueah, “ringjallen” legjendat

Kieza debuton me Italinë, Xhastin me Holandën, Tim me SHBA

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Krosim i Veronit nga e djathta, Krespo hap këmbët dhe predha me të djathtën e Kiezës ndalet në trekëndësh. Një gol spektakola­r që vulosi Kupën e dytë UEFA të Parmës. Ishte viti 1999. Tre vite më parë vinte inkursioni epik i Ueasë në "San Siro' me fanellën e Milanit. Në mes një parabolë e ëmbël e Klaivertit në stadiumin e Viçencës. Tri perla, tre kampionë, tre baballarë. Por ishin vitet '90 dhe sot këto kujtime i takojnë memories së nostalgjis­ë. E tashmja ose më saktë, e ardhmja, është në duart (ose këmbët) e djemve të tyre.

GJENE DHE REKORD - Federiko Kieza, Tim Ueah dhe Xhastin Klaivert kanë trashëguar talentin e etërve të tyre dhe janë projektuar nga e ardhmja. Mbi shpatulla kanë peshën e një mbiemri të rëndë, por në këmbë kanë kualitetin e kulluar që u ka dhuruar valixhja gjenetike, duke veshur për herë të parë fanellën e kombëtares së vendit të tyre: e kaltër ajo e Kiezës, portokalli ajo e Klaivertit dhe blu ajo e Ueasë. Blu me yje dhe shirita e Shteteve të Bashkuara, atje ku ka lindur dhe është rritur nga babai liberian dhe nëna amerikane. Bluja me të cilën hyri në historinë e futbollit të SHBA-së: është i pari futbollist i lindur në shekullin XXI që debuton me kombëtaren.

KIEZA - Ai debutoi ashtu si Kieza dhe Klaivert Junior në një fundjavë historike. I pari veshi fanellën e kombëtares italiane. Titullar në grumbullim­in e parë në sfidën kundër Argjentinë­s të premten, pati shansin të largojë emocionin e debutimit dhe të jetë më i përgatitur për Anglinë: më i miri në fushë në 40 minutat e pjesës së dytë në "Wembley", fitoi edhe penalltinë që ekuilibroi rezultatin dhe një garanci për trajnerin, cilido qoftë ai prej 20 majit. Federiko Kieza është e ardhmja e kombëtares "axurre" dhe Fiorentina fërkon duart.

KLAIVERT - Festojnë edhe në Amsterdam dhe gjithë Holandën. Klaivert Junior, titullar tek Ajaksi, këtë vit ka shënuar 7 gola dhe është vetëm

18 vjeç. Por, kombëtarja e ka thërritur menjëherë. 12 minuta në fushë në fitoren 3-0 ndaj Portugalis­ë së Ronaldos dhe shenja klasi të denja për mbiemrin e stampuar në fanellë.

UEAH - Një mbiemër presidenci­al ai i Tim Ueasë. Babai i tij ka vendosur "Topin e Artë" në muze dhe tani qeveris Liberinë. Për t'i kujtuar emrin si futbollist ka lënë të birin, i cili ka fluturuar drejt Francës, ka debutuar në Ligën e Parë me fanellën e PSG-së dhe ka fituar edhe nënshtetës­inë amerikane. Katër minuta i mjaftuan për të thyer akullin dhe firmosur rekordin e një tjetër kampioni me të ardhme pas debutimit kundër Paraguait.

 ??  ?? Tim Ueah, 18-vjeç sulmuesi i PSG
Tim Ueah, 18-vjeç sulmuesi i PSG
 ??  ?? Federiko Kieza, 20 vjeç sulmuesi i Fiorentinë­s
Federiko Kieza, 20 vjeç sulmuesi i Fiorentinë­s
 ??  ?? Xhastin Klaivert, 18 vjeç sulmuesi i Ajaksit
Xhastin Klaivert, 18 vjeç sulmuesi i Ajaksit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania