Panorama Sport (Albania)

Nga ëndrrat e verës te dështimi në merkato, Sabatini ikën zyrtarisht

Inter/ Suning krijon paqartësi për të ardhmen e klubit zikaltër

-

Pas thashethem­eve vjen edhe zyrtarizim­i. Valter Sabatini nuk është më drejtor sportiv i Suning Sports, kompani që ka në zotërim skuadrën e Interit dhe Jangsusë. Gjiganti kinez, përmes një njoftimi ka lajmëruar shkëputjen e bashkëpuni­mit. "Suning Sports dhe Sabatini kanë arritur marrëveshj­en për përfundimi­n e parakohshë­m të kontratës. Sabatini nuk do të jetë më drejtori teknik i Suning Sports. Klubi i uron suksese në aventurën e ardhshme", shkruhet në njoftim.

Merkato- E mori rolin si drejtor për të ndërtuar bazat e shëndosha të një klubi që kishte pasur probleme deri tani, por asnjëherë nuk e pati luksin dhe forcën për të qenë fuqiplotë në këtë aventurë tek Interi. Iu premtuan emra të mëdhenj si Naingolan dhe Vidal, por në fakt asnjëri prej tyre nuk u transferua në Milano. Ëndrrat e verës ishin të mëdha, por realiteti ishte ndryshe. Suning detyroi jo vetëm Sabatinin, por edhe Auzilion që merkato të bëhej me sa më pak shpenzime për të respektuar rregullat e UEFA-s dhe mbi të gjitha për të mos kërkuar investime shtesë nga kompania e Jindong Zhang. Gjithçka u acarua edhe në merkaton e janarit,

ku Sabatini ishte afër transferim­it të Ramirezit dhe Pastores, por nuk mori mbështetje nga kompania kineze. Këto mosmarrëve­shje bënë që palët t'i jepnin fund bashkëpuni­mit. E ardhmja- Pronari i Interit është një besnik i qeverisë kineze dhe këta të fundit nuk i

mirëpresin aspak investimet e bëra në futboll, për më tepër jashtë vendit. Kjo gjë e ndalon Suningun që të investojë tek Interi dhe tani skuadra është në pikëpyetje për të ardhmen. Tifozët po jetojnë me ankthin dhe frikën se mund të çojnë dëm një tjetër sezon, pasi vendi i

katërt nuk është i sigurt. Pikëpyetje­t e mëdha lidhen me të ardhmen e largët. Do të qëndrojë apo jo Spaleti, do të bëjë investime Interi apo do të ketë merkato të vetëfinanc­uar nga shitjet e lojtarëve më të rëndësishë­m si Ikardi, Perisiç, Shkrinjar apo të tjerë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania