Panorama Sport (Albania)

Raikonen shpërthen kundër Ferrarit

Gjatë garës së Australisë, piloti nordik nuk përmbahet: Mos tallni b... me mua

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Britma e alarmit të Kimi Raikonenit u lëshua në xhiron numër 23, kur ai kishte ndalur në bokse (ndalesën e bëri në xhiron e 18-të), ndërsa Sebastian Fetel qëndronte ende në pistë me gomat, me të cilat kishte nisur garën, me gjermanin që do të ndalej në të 26- ën xhiro pas "Safety Car" virtuale. Por, me sa duket, kjo strategji e zgjedhur pro shokut të tij të skuadrës, nuk i ka pëlqyer aspak pilotit finlandez, i cili në komunikimi­n me Karlo Santin, inxhinieri­n e tij të ri të pistës, ka shpërthyer të gjithë nervozizmi­n e tij. Nordiku ka parë fantazmat

e së kaluarës, lojëra të vjetra skuderie, të ndërtuara për ta vënë në dukje me dashje në vështirë, si ajo e Montekarlo­s në sezonin e kaluar, një plagë që Kimit nuk i është mbyllur ende. Dhe gjithçka ndodhi në këtë komunikim nervoz në pistë, e ka bërë publik "Liberty Media".

Bokset: "Kemi nevojë për pak më shumë shpejtësi Kimi. Seb po xhiron në 1 minutë, 28 sekonda e 5 të qindtat, ndërsa ti në 28 sekonda e 7 të qindtat".

Raikonen: "Po ai është ndalur në bokse apo jo?" Bokset: "Ende jo." Raikonen: "Më patët thënë qëparë se jemi në një situatë të qetë. Mos tallni b... me mua në këtë mënyrë!".

Por strategjia e Ferrarit nuk ishte studiuar në një mënyrë për të tallur Raikonenin. Ishte studiuar për të pritur momentin fitues, i cili nuk ishte e thënë se do të vinte me siguri. Por fati në garën e parë të Botërorit 2018, bëri që makina "Haas" e Gronzho të mbetej në pistë për një gomë të montuar keq dhe kjo detyroi pilotët në pistë që t'i përshtates­hin regjimit të "makinës së sigurisë virtuale", moment që Ferrari dhe Fetel e shfrytëzua­n për të hyrë në bokse dhe për të dalë në krye të garës. Prandaj, kjo strategji, më shumë sesa për t'i vënë frena Raikonenit, ishte një zgjedhje për të mposhtur Hamiltonin, ndonëse egoja e finlandezi­t që nisej i dyti mund të mendojë edhe për një favorizim brenda skuderisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania