Panorama Sport (Albania)

Juve-Milan, kthehet arbitri i polemikave

Tension përpara Juve-Milan, gjyqtarin e kërcënuan me jetë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kur na ndajnë edhe dy ditë nga supersfida e javës së 30-të e Serisë A, Juventus-Milan nis të shoqërohet me polemika. Diskutimi këtë herë ka të bëjë më arbitrat e përzgjedhu­r për të vënë drejtësi në një përballje që vlen shumë për të dyja ekipet. Për klasiken e Serisë A është përzgjedhu­r Paolo Maxoleni dhe deri këtu askush nuk ka kundërshti­me. Ajo çka ka "nxehur" atmosferën ka qenë dizenjimi i Davide Masas për rolin e arbitrit që do të thotë fjalën e fundit për sa i përket ndërhyrjev­e teknologji­ke nëpërmjet sistemit VAR.

PËRSËRI AI - Për ata që nuk janë shumë të apasionuar pas xhaketave të zeza, duhet thënë se z. Masa në sezonin e kaluar ishte pjesë e një episodi që ngriti polemikat, të cilat zgjatën me javë. Duke u rikthyer pas më 11 mars 2017, arbitër kryesor gjatë një takimi Juventus-Milan akordoi një 11-metërsh në favor të vendësve për një prekje me dorë të topit në zonë nga De Shiljo. Dinamika e episodit linte vend për interpreti­me të shumta, por situata degjeneroi deri në atë pikë sa tifozët e Milanit të kërcënonin me jetë Masën. Ndër protestues­it më të ashpër për vendimin, në ato sekonda të fundit të sfidës ishte dhe Xhixho Donaruma dhe foto e tij, duke puthur fanellën kuqezi që bëri xhiron e botës.

HERA E PARË - Dukë bërë një tjetër udhëtim në kohë, më 22 tetor 2016 luhej përsëri një ndeshje mes Milanit dhe Juventusit, me sfidën që këtë herë zhvillohej në "San Siro". Davide Masa ishte përzgjedhu­r si arbitër fundor dhe në minutën e 36- të të ndeshjes sinjalizon një pozicion jashtë loje të Bonuçit në një goditje dënimi të ekzekutuar nga Pjaniç, e cila përfundon në rrjetë. Pas dy minutash diskutime, kryesori vendos anulimin e golit me sfidën që do të vendosej në minutën e 65-të falë një goli të Manuel Lokatelit. Me të njëjtin arbitër, por në pozicion të ri nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim supersfidë­n e fundjavës, me shpresën që polemikat do t'i lënë vend futbollit të bukur.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? 11 mars 2017, 11-metërsh në favor të Juventusit në minutën e 97-të
11 mars 2017, 11-metërsh në favor të Juventusit në minutën e 97-të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania