Panorama Sport (Albania)

Ali Soue zbardh kushtet për qëndrimin

ndërroj të fitoj Këpucën e Artë dhe ta mbyll sezonin me dy trofe, llazninë nuk e tolerojmë

- LLAZI SARO

Sa më shumë kalojnë javët, aq më i fortë bëhet tundimi për të fituar gjithçka. Kjo ka qenë ajo që Ali Soue ka theksuar gjatë intervistë­s së dhënë për "Panorama Sport". Sulmuesi gambian foli me besimin maksimal për titullin kampion, por mbi të gjitha për mundësinë që ka Skënderbeu të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm, por edhe ai trofeun e "Këpucës së Artë", që sa vjen e bëhet me e lakmueshme nga Ali Soue.

Ndaj Vllaznisë është një ndeshje delikate. Si e shihni këtë transfertë?

Të vjen keq kur sheh ekipe të tilla në atë pozicion në renditje, por ne do të bëjmë lojën tonë. Ka ende shumë javë dhe besoj se gjithçka është në lojë akoma. Unë mund të them se Skënderbeu do të kërkojë ta bëjë sa më shpejt të vetin kampionati­n dhe normalisht do të kërkojmë ta mbyllim sa më parë të jetë e mundur.

Duke parë diferencat, është viti i duhur për të fituar dy trofetë?

Jemi të shkëputur 15 pikë nga ndjekësi në kampionat dhe jemi më të qetë. Ndoshta kjo do të na ndihmojë. Por, mbi të gjitha, them se është viti i duhur, pasi jemi ekipi më i mirë dhe, duke parë cilësitë që kemi, besoj se ia dalim këtë herë për të fituar kupën.

Do të ishte mbyllja e një sezoni fantastik me dy trofe?

Sezoni për ne me të vërtetë ka qenë fantastik. Kemi bërë një rrugëtim mjaft të mirë duke filluar që nga eliminator­et e Europës. Për këtë arsye, mund të them që sezoni ka qenë për t'u mbajtur mend. Ndaj, dua që të jem në fushë për të fituar si kupën ashtu edhe kampionati­n. Besoj se nuk do të kishte gjë më fantastike sesa të arrija të fitoja gjithçka që në vitin tim të parë këtu.

Jeni në luftë edhe për kupën, por në gjysmëfina­le jeni përballë Flamurtari­t5

Jemi në gjysmëfina­le të kupës dhe normalisht që të gjitha kombinimet ishin të forta. Kushdo të binte, do të ishin dy përballje të forta, pasi janë katër ekipet e para në renditje dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Gjithsesi, shorti më kënaq, pasi do të luajmë në fushën tonë dhe do të mundohemi të fusim në rrugën e duhur këtë ndeshje për ta pasur më të thjeshtë në transfertë.

Sa të vështira i shihni këto dy përballje?

Normalisht, për vetë faktin se kupa ka një tjetër specifikë, mund të them se do të jenë 180 minuta të luftuara, pasi të dyja ekipet kërkojnë të shkojnë në finale. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme dhe të japim maksimumin tonë.

Do të luani në Korçë ndeshjen e parë. Pozitiv apo negativ është faktori fushë?

Të them të drejtën, do të ishte më mirë që ta luanim në transfertë ndeshjen e parë, pasi do të kishim mundësinë të ishim të qetë në Korçë. E kam fjalën për sigurinë e ndeshjes së dytë. Por, gjithsesi, nuk shoh asnjë ekip më të fortë se ne në këtë sezon dhe këtë po e tregon edhe kampionati.

Po shënoni vazhdimish­t, kjo do të thotë se jeni mirë dhe keni gjetur ritmin?

Mbi të gjitha, loja e ekipit është ajo që më kënaq dhe argëton, por njëkohësis­ht më jep shumë dorë edhe mua që të arrij të shënoj sa më shumë të jetë e mundur. Më pas, unë këtu për të shënuar jam dhe do të mundohem të gjej rrjetën sa më shpesh gjatë këtij sezoni. Sa më shumë vjen fundi aq më shumë më josh edhe fakti që mund të fitoj trofeun e golashënue­sit. Besoj se do të kem mundësi ta provoj deri në fund. Sa më shumë kalojnë javët, aq më shumë më tundon.

Dhe për ta mbyllur, e mendoni të ardhmen?

Sigurisht që po, megjithëse e tashmja ka më shumë rëndësi. Nuk dua të flas shumë për këtë temë, pasi merren menaxherët, por unë mendimin tim ia kam thënë edhe menaxheres sime dhe menaxherëv­e të klubit. Dua të luaj në kompeticio­net Europiane dhe ky është çelësi që mund të zgjidhë të ardhmen time, për sa i përket qëndrimit në Korçë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania