Panorama Sport (Albania)

ërhi et aniel !odelli, humbet ëndrra e tij për medalje

/esha deri në 77 kilogramë, nuk merr pjesë as 6erimaj i dëmtuar

-

E kishte fatin në dorë. Konkurroi pas të gjithëve, duke e ditur peshën që duhet të ngrinte. Por, në fund nuk ka shkuar aspak mirë gara e Daniel Godellit në konkurrimi­n e tij për peshën deri në 77 kilogramë. Shtangisti nga Elbasani ka dështuar 3 herë për të ngritur peshën 159 kg, në stilin e shkëputjes. Në asnjë rast nga të tria provat, ai nuk arrin të ngrejë peshë, e cila për të ishte e detyrueshm­e për t'u shpallur kampion. Edhe pse është dukur i qetë, në përpjekjen e tij të parë ai arrin vetëm ta shkëpusë shtangën nga toka, pa arritur më tej. Vetëm pak centimetra mbi tapet dhe përsëri pesha i bie përdhe. Në tentativën e dytë përsëritet e njëjta tablo. Po kështu, edhe gjatë provës së tretë, ai arriti ta kalonte mbi supe, por i ulur në gjunjë, nuk arrin ta ngrejë mbi kokë. Kështu merr fund një ëndërr e tij për të marrë një medalje. Llogaritë e gabuara ishin pasojat e dështimit të keq në këtë Europian nga ana e tij. Ai filloi garimin pasi kishin mbaruar gjithë të tjerët, duke vendosur menjëherë peshën 159 kilogramë në shtangë, por dështoi në të tria provat e tij e doli jashtë garës për medalje në këtë disiplinë, duke humbur kështu mundësinë edhe për dygarësh. Pas dështimit në stilin e shkëputjes, pa arritur ta ngrejë asnjëherë shtangën, peshëngrit­ësi peqinas, Godelli, është tërhequr nga gara, duke mos marrë pjesë në stilin e shtytjes. Pas 3 tentativav­e të dështuara në stilin e shkëputjes, peshëngrit­ësi ynë me peshë 76.6 kilogramë, Daniel Godelli, ka ndierë dhimbje në krahun e tij të majtë, çka ia ka bërë të pamundur vijimin e garës. Kështu, peshëngrit­ësi ynë la një shije të hidhur, duke e ndërprerë konkurrimi­n. Po për këtë peshë, peshëngrit­ësi tjetër kuqezi, shkodrani Erkand Qerimaj, nuk konkurroi, pasi një ditë më parë ai u dëmtua gjatë stërvitjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania