Panorama Sport (Albania)

Dridhet Siti, Reali do Sterling

Brenda majit presin firmën, i rrisin rrogën nga 180 mijë paund në javë në 270 mijë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Siti po përgatitet për të nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me Rahim Sterling. Sulmuesi anglez, i cili u transferua nga Liverpuli për 49 milionë paund në vitin 2015, ka shënuar 20 gola dhe dhuruar 11 asiste këtë sezon në të gjitha kompeticio­net dhe pritet të shpërblehe­t me një kontratë të re, për të mbajtur larg edhe Realin e Madridit, një nga klubet e interesuar­a për talentin. Sipas "ESPN", "qytetarët" duan që ta kenë firmosur kontratën e re në maj, pasi të jenë shpallur edhe kampionë. Kontrata e 23vjeçarit do edhe dy vite që të skadojë, por ai është emri i radhës në listën e Pep Guardiolës për t'u blinduar, pasi është

firmosur me Kevin De Brujnen, Fernandinj­on, David Silvën dhe Nikolas Otamendin gjatë muajve të fundit. Sterling paguhet me 180 mijë paund në javë në Mançester dhe sipas "Mirror"-it, oferta e re e sheikëve pritet të jetë 270 mijë paund në javë (një rritje rroge prej 50%). Firma me një prej talenteve të trios sulmuese të teknikut katalanas është thjesht një formalitet.

Plani B i Realit - Skuadra spanjolle, e cila këtë sezon mund ta shpëtojë vetëm duke triumfuar për herë të tretë radhazi në Champions, ëndërron transferim­in e Nejmarit nga PSG-ja në verë për rolin e sulmuesit të krahut (Bejl pritet të largohet). Por presidenti i Realit, Florentino Perez, po has në rezistencë­n e sheikëve të kampionëve të Francës, që për ta transferua­r yllin brazilian në "Parc des Princes", verën e shkuar i paguan klauzolën e prishjes së kontratës me Barcelonën (222 milionë euro), duke e bërë futbollist­in më të shtrenjtë në histori. Por në rast se "O Ney" nuk do të rikthehet në La Liga, atëherë Plani B i kampionëve të Europës do të jetë Rahim Sterling. Problemi i "galaktikëv­e" është se kanë vendosur të bëjnë biznes me dy prej klubeve më të pasura të Europës, të cilat nuk e kanë problem të refuzojnë edhe shifrat më të çmendura që kampionët e Europës mund të jenë gati që të paguajnë. Zinedin Zidan e ka pranuar që në kohën kur Sterling luante në "Anfield Road" se ishte një tifoz i stilit të lojës së talentit nga Xhamajka dhe në letër ai duket një objektiv më i mundshëm se i pari.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania