Panorama Sport (Albania)

FSHF në ajër, prapaskena­t e pezullimit nga gjykata

Rrezikohet kolapsi deri në vendimin e KAS-it, FSHF mund të kopjojë KOKSH-in. Reagon federata: Nuk cenohen zgjedhjet e 7 shkurtit

- GENTJAN ALINANI

Gjykata e Tiranës nuk i ka regjistrua­r zgjedhjet e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së, në të cilat Armand Duka fitoi garën ndaj Bashkim Finos. Me vendimin se dosja e dërguar nga federata në gjykatë është e paplotësua­r dhe ka të meta, gjyqtarja Marinela Osmani ka vendosur që të hedhë poshtë kërkesën e FSHF- së për regjistrim­in në gjykatë. Por, çfarë ka ndodhur realisht nga koha kur janë zhvilluar zgjedhjet ( 7 shkurt) dhe deri tani që "Panorama Sport" ka arritur të zbulojë vendimin gjyqësor në lidhje me këtë çështje. MUNGOJNË DOKUMENTE

Në datën 12 mars të këtij viti, Gjykata e Tiranës ka marrë një vendim paraprak, ku i ka bërë me dije federatës se dosja që kanë dorëzuar për regjistrim­in nuk është e plotë dhe i ka lënë një afat deri më 26 mars për të plotësuar dokumentet e nevojshme që institucio­ni të njihej në gjykatë. Por deri në datën 30 mars, këto dokumente nuk janë dorëzuar nga FSHF-ja dhe gjykata ka marrë vendimin për këtë çështje që të kthejë kërkesën e bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit për regjistrim­in e zgjedhjeve dhe në njëfarë mënyre certifikim­in e tyre.

3 RRUGËT E FSHF-së

Situata ka mbërritur në një pikë ku federata ka dy mundësi operimi. E para është që ta dërgojë çështjen në Gjykatën e Apelit dhe e dyta që të plotësojë dosjen me dokumente. Por në fakt, kjo e dyta në këto momente është një opsion i pamundur dhe në këtë rast FSHFja duhet ta nisë nga e para këtë çështje në bazë të ligjit. Pra të depozitojë sërish kërkesë për regjistrim. Marinela Osmani e ka shqyrtuar në fillim dhe do ta marrë sërish, nëse FSHFja zgjedh këtë rrugë. Por institucio­ni i futbollit kapet fort në faktin që gjykata duhet t'i njohë këto dokumente sepse në asamblenë e fundit votuan të njëjtët anëtarë që kishin qenë edhe një vit më parë në asamblenë vjetore të zakonshme të vitit 2017. Pra, FSHF pretendon se gjykata i ka njohur një herë 66 anëtarët një vit më parë. Nisur nga kjo, FSHFja do të pretendojë se është gjykata që po vepron me dy standarde, pasi një vit më parë nuk ka pasur kërkesa të tilla dhe e ka regjistrua­r institucio­nin. Federata gjithashtu mund të përdorë si shembull Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, që është institucio­ni më i lartë sportiv në vend dhe prej dekadash është i paregjistr­uar në gjykatë. SHPRESA E FINOS

Por, në situatën kur Gjykata e Tiranës ka vendosur të mos e regjistroj­ë FSHF- në për arsye të mungesës së dokumentac­ionit të plotë, ka shpresë nga ana e ish- kandidatit për kreun e FSHF- së, Bashkim Fino. Ky i fundit dhe juristët e tij i qëndrojnë fort faktit se federata nuk ka më dokumente për të plotësuar dosjen ( nëse do të kishin do t'i kishin dërguar brenda datës 26 mars kur i kërkonte gjykata) dhe do të mbetet një institucio­n i paregjistr­uar në federatë.

NË APEL

Nëse çështja do të shkojë deri në Gjykatën e Apelit çfarë do të ndodhë?! Brenda 2 ose 3 muajsh do të marrë

një vendim dhe opsionet janë që të njohë dosjen e plotësuar nga FSHF- ja dhe të hedhë poshtë vendimin që është marrë në Gjykatën e Tiranës ose ta shqyrtojë të gjithën si çështje nga e para për të marrë një vendim përfundimt­ar. Por, në këto 2-3 muaj që çështja mund të shkojë në Apel, do të thotë se Armand Duka nuk ka të drejtë firme dhe të marrë vendime strategjik­e në drejtimin e FSHF-së. Vendimet do të merren vetëm me firmën e Sekretarit të Përgjithsh­ëm dhe do të jenë vendime jetike, në të cilën përfshihen

fondet e rrogave apo shpenzime të brendshme.

ÇFARË NDODH

NË KËTË RAST?

Nëse FSHF-ja nuk vendos ta dërgojë çështjen në Apel dhe Gjykata e Tiranës nuk e regjistron këtë institucio­n, atëherë situata mund të bëhet akoma më kaotike dhe të kalojë në një kolaps total. Nga njëra anë, FSHF- ja që mbrohet me UEFA-n, e cila nuk kërkon ndërhyrje në institucio­nin e futbollit, ndërsa gjykata me faktin që dokumentet nuk janë të plota. Situata mund të zvarritet nëpër gjykata dhe gjyqe të

pafundme, që në fakt nuk i sjellin asnjë të mirë futbollit. Por, nëse Duka dhe Komiteti Ekzekutiv nuk kanë të drejtë firme dhe vendimmarr­jeje për lëvrimin e fondeve strategjik­e dhe të mëdha, atëherë nuk do të gjenerohen as fondet nga UEFA për fusha, për talentet dhe shumë të tjera. Nëse FSHF- ja nuk tërhiqet dhe gjykata gjithashtu, atëherë pasojat janë vetëm mbi futbollin. Me shumë mundësi atëherë gjithçka do të zgjidhet vetëm në Gjykatën e Arbitrazhi­t Sportiv ( KAS) në Lozanë.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile të vendimit të
Gjykatës së Tiranës
Faksimile të vendimit të Gjykatës së Tiranës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania