Panorama Sport (Albania)

Juventus-Milan, Alegri: Sot vendoset titulli

"Me Bonuçin s'ka hatërmbetj­e, por mbetet një kundërshta­r"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Momenti më i rëndë sishëm i sezonit ka mbërritur. Masimilian­o Alegri e di mirë dhe për këtë arsye ai vendos të grumbulloj­ë të gjitha copat që ka në dispozicio­n të këtij Juventusi. Për trajnerin bardhezi, fakti që të martën do të ndeshen me Realin e Madridit në çerekfinal­et e Ligës së Kampionve, nuk kërkon që të jetë një shpërqendr­im, përkundraz­i.

Alegri, cila është gjendje e Kielinit dhe Kuadrados?

Kielini është mjaft mirë dhe do të luajë nga minuta e parë. Edhe Kuadrado ka shfaqur një formë mjaft të mirë, ndaj kundër Milanit do të jetë me ne në pankinë. Shumë shpejt do të rikuperojn­ë të gjithë, sepse pa dyshim prilli është muaji, i cili do të na thotë nëse do të mund të jemi protagonis­të deri më 27 maj ose jo. Pas Milanit, deri në duelin kundër Napolit na ndajnë 7 ndeshje. Ky është një moment që duhet përballuar me entuziazëm. Të bësh në dy vite 224 ndeshje nga 227, nuk është keq, apo jo?

Do të mendoni për Milanin apo për Realin e Madridit?

Jemi ende shumë të nervozuar për dy pikët e lëna ndaj Spalit. Në 10 ndeshjet e fundit kemi grumbullua­r 8 fitore dhe 2 barazime. Juve- Milan është gjithmonë e njëjta histori, një ndeshje e ekuilibrua­r. Për Realin do të mendojmë nga e hëna. Në ato 180 minuta kundër madrilenëv­e do të luajmë përballë më të fortëve në botë, ndaj diçka e tillë duhet përjetuar për diçka globale, madhështor­e, siç e do sfida. Por dua të nënvizoj që objektivi ynë primar është Seria A dhe kaq.

Si e arsyetoni takimin e Dibalës me Simeonen në Madrid?

Shpresoj që në fund të ketë qenë Simeone, ai që e ka paguar faturën... Ajo që mua më intereson është që Dibala të bëjë një fundsezoni madhështor dhe jam i bindur për këtë. Fundja, vetëm në këtë mënyrë mund të fitojë biletën për në Botëror dhe mendoj se do të shkojë.

Me Realin përpara është e pamundur që të mos mendoni për këtë sfidë. Si do të rreshtohen­i në mesfushë?

Nuk do të bëj aspak llogari. Nëse kërkoni të dini për Kielinin, ua konfirmoj se do të jetë në fushë me Milanin nga minuta e parë. Ndërsa mesfusha do të varet mbi të gjitha nga sulmi.

Kur ju themi Bonuçi, çfarë ju kalon nëpër kokë?

Natë speciale. Ai i ka dhënë shumë Juventusit dhe anasjellta­s.

Verën e kaluar bëri një zgjedhje të vetën, por ai ka mbetur në zemër të tifozëve dhe është shumë i lidhur më "bandën" Bufon-Barzalji-Kielini. Gjithsesi, nesër (sot) do të jetë një rival dhe do të trajtohet si i tillë.

Ka ende hatërmbetj­e mes jush dhe Bonuçit?

Kur u largua, u tha se mbrojtja jonë u dobësua, ndërkohë që pamë një rritje të Benatias dhe Ruganit. Nuk ka hatërmbetj­e mes nesh. Episodi i Portos ndodhi për të mirën e tij dhe të të gjithë grupit. Ishte një vendim i drejtë dhe me Leonardon kam një marrëdhëni­e

të shkëlqyer. Vendimin për t'u larguar nuk e prisja, por e respektuam të gjithë.

Na thoni një anekdotë mes jush dhe Gatuzos? Jeni sqaruar?

Më mbetet t'i bëj vetëm kompliment­et për lojën dhe rezultatet e shprehura. Sqarim mes nesh nuk ka pse të ketë... Në 2010-ën, unë i kërkova që të bëhej pjesë e stafit tim dhe të largohej nga futbolli. Ai kërkoi që të vazhdonte, por vetëm 3 muaj më vonë dha lamtumirën. Kujtoj që përpara derbit, shkova në dhomën e tij dhe i thashë se do të shkonte në tribunë. Ai u tërbua, ishte një moment shfryrjeje.

Dhe të mendosh që ua dhuroi Gatuzo fitoren në Torino, në vitin e titullit...

Xhixhi përtoi që të zgjaste duart. Ishte një goditje me "çorape" e Rinos, por shumë e rëndësishm­e për fitoren finale të kampionati­t.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania