Panorama Sport (Albania)

UEFA ia lë një shqiptari fatet e futbollit grek

“Duhet ta ndëshkojmë dhunën, por e rëndësishm­e është që të përfundojë kampionati”

-

Një shqiptar i vjen në ndihmë futbollit grek. Situata që po kalon kampionati i Greqisë pas futjes së presidenti­t të PAOK-ut me pistoletë në fushën e lojës, pasi arbitri i anuloi një gol skuadrës së tij, nuk është aspak pozitive, por shpëtimi vjen nga Eduard Dervishaj. Shqiptari që punon në FIFA i ka dhënë një dorë futbollit të shtetit fqinj, duke u treguar rrugën sesi ta largojnë dhunën dhe të marrin masat për mbarëvajtj­en dhe funksionim­in normal të garës. Ngjarja që ndodhi në Selanik në ndeshjen PAOK-AEK ka tronditur botën e futbollit dhe sigurisht që FIFA i ka dhënë një rëndësi të veçantë.

MBLEDHJA- Futbolli grek është përballur me rrezikun e përjashtim­it pa afat nga gjithë veprimtari­të ndërkombët­are;

dhe jo vetëm klubet, por edhe ekipet kombëtare. "Propozojmë pezullimin e menjëhersh­ëm të statusit të anëtarit të FIFA-s për federatën greke të futbollit", ka qenë propozimi që mbikëqyrës­i i federatës greke nga ana e FIFA-s, austriaku Herbert Hubel, i ka dërguar qeverisë së futbollit botëror me seli në Zyrih. Në një mbledhje dramatike zhvilluar të enjten në selinë e EPOs (federatës greke të futbollit), ka asistuar edhe i dërguari i komisionit mbikëqyrës të FIFA-s, shqiptari Eduard Dervishaj. Dervishaj, i cili ka qenë diametrali­sht kundër përjashtim­it të futbollit grek. Duke e marrë fjalën në mbledhjen e të enjtes, ai ka deklaruar (sipas njoftimit të publikuar nga EPO): "Prioriteti kryesor është të përfundojë kampionati. Ekziston rreziku për imazhin e futbollit grek dhe europian. Dua të punojmë së bashku, të jemi të ashpër dhe të dërgojmë mesazhin se po marrim masa kundër dhunës. Nevojiten veprime. Mbështesim dhe kemi besim të plotë te presidenti i EPO- s dhe punën e tij. Kërkojmë që njëlloj ta mbështesë dhe të veprojë bashkë me të, i gjithë Komiteti Ekzekutiv i federatës. Kërkojmë mbështetje­n edhe nga futbolli i profesioni­t. Duhet që Superliga të përfundojë normalisht dhe të shohim menjëherë akte dhe vendime nga organet gjyqësore. Të shohim se po bëhet luftë kundër dhunës", shkruhet në lajmin e publikuar nga " tribunaneë­s". Në këtë mënyrë, një shqiptar i ka ardhur në ndihmë Greqisë duke i dhënë në dorë që gjërat të nisin të funksionoj­në ashtu siç duhet dhe t'i rikthehen normalitet­it.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania