Panorama Sport (Albania)

Bajern-Dortmund, Hejnkes: Tani nis “lufta”

"Për të stërvitur Bajernin, duhet të kesh guxim"

-

Trajneri i Bajernit, Jup Hejnkes, ka folur në prag të përballjes klasike kundër Borusias se Dortmundit. 72-vjeçari që po udhëheq bavarezët drejt titullit të 18- të në histori, ëndërron të fitojë sërish tripletën me ta, ashtu siç bëri në vitin 2013.

Dortmundi vjen në Mynih, jeni gati?

Borusia ka zhvilluar gjithmonë ndeshje shumë të mira kundër nesh, ata vijnë super të motivuar. Por, ne do të bëjmë lojën tonë.

Po mendoni për festën e titullit?

Nuk e di, nuk e kam menduar, di të them që sot fillon faza e nxehtë e sezonit. Se kur do të shpallet Bajerni kampion, kjo është më pak e rëndësishm­e tani. Por, për tifozët do të ishte diçka e bukur të festonin titullin sot. Më i rëndësishë­m është fakti që arritëm të jemi të në vend të parë pasi ishim pesë pikë prapa në tetor.

Ndeshja me Sevijen më e rëndësishm­ja?

Absolutish­t jo, për Sevijen do të mendojmë ditën e diel. Tani i gjithë fokusi është te ndeshja me Dortmundin.

Si do ta rreshtoni skuadrën?

Më parë kisha një formacion në mendje, por pas ndeshjeve të kombëtarev­e, gjërat kanë ndryshuar. Disa lojtarë janë të lodhur dhe disa të tjerë kanë ardhur me dëmtime.

Tuhel i tha jo Bajernit? Nuk më takon të flas për këtë temë, në këto momente kemi probleme të tjera për të zgjidhur (qesh).

Si është gjendja e Manuel Nojerit?

Manuel po zhvillon dy lloje seancash në ditë. Një pjesë në palestër dhe pjesën tjetër në fushë, me disa vrapime dhe ushtrime me top. Besoj se së shpejti do ta shohim në portë me skuadrën.

Do të rinovojnë Riberi dhe Roben?

Nuk jam personi i duhur për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Riberinë na u desh ta mbanim fort në stërvitje (qesh). Me rinovimet merren të tjerë persona në klub.

Ndieni presion zoti Hejnkes?

Gjatë gjithë jetës sime kam ditur të punoj mirë nën trysni. Dhe kur kam qenë lojtar,

kam rol lideri në skuadër. Jo më tani që jam më i vjetër. Këtë punë e bëj me qejf. Presioni është pjesë e profesioni­t, po arrite ta menaxhosh, nuk përbën problem.

Si e shikoni faktin që shumë trajnerë po ngurrojnë

të punojnë për Bajernin?

Nuk e di, varet nga shumë gjëra. Nga aftësia profesiona­le dhe guximi. Bajerni është një klub i madh dhe duhet ta pyesësh veten mirë kur vendos të vish këtu.

Ka kërkuar Levandovsk­i

largimin nga klubi?

Nuk jam në dijeni, por dhe po të dija diçka, nuk do ta ndaja me ju. Por besoj që ai do të qëndrojë dhe 2-3 vite këtu dhe do të thyejë rekordin tim. Do të largoheni në verë? E kam bërë të qartë vendimin tim disa kohë më parë. Është e kotë të humbasim kohë me këtë pyetje.

I patë ndeshjet e kombëtares?

Sigurisht që po, do ta bëj dhe gjatë verës kur do të kemi pushimet me klubin. Duhet thënë se nuk është më ajo

skuadra e vitit 2014. Lojtarët janë aty, ka talente dhe trajneri Lëv ka mundësi të shkëlqyera zgjedhjeje. Por besoj se i mungon grinta dhe dëshira që kishin kur fituam titullin kampion. Në skuadër ka shumë lojtarë të rinj që duhet të përshtaten me lojën. Në Rusi duhet të tregojmë se kush jemi vërtet, të gjithë i kanë sytë te Gjermania.

Kritikat e Kros?

Është normale që një lojtar si Kros të kritikojë skuadrën dhe veten për paraqitje si ajo ndaj Brazilit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania