Panorama Sport (Albania)

Tomori del hapur: Mundim Bylisin për... Tiranën

Sulmuesi Mitraj: Sot vendosim kush ngjitet në elitë

- ERIS SYLYKU

Gersi Arbri do të jetë i qetë për sa u për ket mungesave në prag të sfidës së sotme ndaj Bylisit. Lajme të mira janë marrë gjatë javës për lojtarët e ndëshkuar me kartonë, të cilët ishin të shumtë në ndeshjen ndaj Pogradecit. Bëhet fjalë për futbollist­ët e mëposhtëm si: Daci, Kopaçi, Koleci, Mirani, Hoxha, Drabo që do të jenë gati për ndeshjen e sotme. Megjithatë, duhet theksuar se tre të fundit ishin të penalizuar nga klubi për mosimpenji­m gjatë seancave stërvitore. Ndërkaq, e vetmja mungesë do të jetë sërish Aristotel Koleci, për të cilin është ndeshja e fundit që nuk aktivizohe­t për shkak të dënimit 5-javor që mori nga Komisioni i Disiplinës.

MITRAJ - Sakaq, në një prononcim për "Panorama Sport", sulmuesi 31- vjeçar Aldo Mitraj u shpreh i bindur për fitoren ndaj Bylisit. Ai tha se e vlerëson maksimalis­ht kundërshta­rin, mirëpo fitorja do të shkojë në anën e Tomorit dhe këtë as e vë në dyshim. "Nuk e vë aspak në dyshim që fitorja do t'i shkojë Tomorit. Nuk ka si të ndodhë ndryshe. Ne jemi përgatitur fort gjatë javës dhe kemi marrë të gjitha udhëzimet dhe detyrat që, në rast se i zbatojmë me sukses, do të na çojë te fitorja. Bylisi mund të pretendojë gjithmonë se është rivali i vetëm i Tiranës, por mos të harrojë që Tomori është një emër i madh dhe sot do t'u japë njëherë e mirë fund dilemave për skuadrën që do të ngjitet në Kategorinë Superiore. Dimë të tregojmë vlerat që kemi dhe dimë të mos bëhemi palë me askënd. Nuk tolerojmë asnjë skuadër, qoftë ajo edhe Tirana e vendit të parë apo Pogradeci i vendit të pestë", tha Mitraj në prononcimi­n e tij. Një fitore e Tomorit në sfidën e sotme me Bylisin do të mbyllte praktikish­t garën për kreun, pasi bardheblut­ë do ta shihnin veten shtatë pikë më shumë se ballshiotë­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania