Panorama Sport (Albania)

Xhambazi, legjenda korçare: Ishte si një dënim me vdekje

Flet ish-sulmuesi: Skënderbeu s’e meritonte këtë, besojmë te KAS-i

-

Në Korçë janë tronditur pas vendimit të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA, që dënoi Skënderbeu­n me 10 vite jashtë kompeticio­neve europiane dhe gjobë 1 milion euro. Për një prej legjendave të gjalla të futbollit korçar, Dhimitraq Xhambazi, vendimi i UEFA-s për Skënderbeu­n ishte si një dënim me vdekje. Në një bisedë për "Panorama Sport", ish-sulmuesi i njohur komentoi atë që e cilëson si goditje të madhe, jo vetëm për futbollin korçar. "Kishim njëfarë shprese pas atij tubimi që bëmë një muaj më parë. Të dënosh një ekip të tërë është e pamundur, sepse nuk ka mundësi që të jetë fajtor. Mendoj që jo vetëm ne si ish-sportistë, por i gjithë qyteti ka një dëshpërim shumë të madh. Korça është një qytet që jeton me sportin. Ky dënim është shumë i rëndë për ne, si të thuash një dënim me vdekje, pasi këtu nuk humbet vetëm futbolli. Këtu humbet qyteti dhe sportdashë­sit e tij. Humbasin njerëzit që i prisnin me padurim ndeshjet, duke e bërë Korçën qytetin më të mirë në Shqipëri. Duke parë 8 vitet e fundit që Skënderbeu krijoi emër dhe traditë, madje motivoi ekipet e tjera në këtë rrugë europiane, ky vendim është njëfarë baltosje për ekipin tonë. Veçanërish­t për ne që kemi luajtur me këtë fanellë, them se është një dënim jo i zakontë, pasi nuk ka asnjë fakt të konfirmuar", është shprehur fillimisht ish-futbollist­i korçar. I pyetur nëse beson te drejtësia në KAS-in e Lozanës, Xhambazi iu referua edhe deklaratës së krerëve të klubit. "Përveç KAS-it, besojmë te presidenti Takaj, i cili ka thënë se do e ndjekë në të gjitha shkallët. Kjo tregon një besim në pafajësinë e klubit dhe kam përshtypje­n se do të jetë vendim i drejtë", përfundoi legjenda e futbollit korçar. Ll.Saro

 ??  ?? Fëmijë korçarë që ënderrojnë të bëhen futbollist­ë, në tubimin madhështor gjatë muajit të kaluar
Fëmijë korçarë që ënderrojnë të bëhen futbollist­ë, në tubimin madhështor gjatë muajit të kaluar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania