Panorama Sport (Albania)

Daja: Goditje për ne, por vazhdojmë me fitore

"Motivimi, atë që ndërtuam s’mund ta zhbëjmë në pak javë"

- LLAZI SARO

Situata te Skënderbeu është e trazuar, edhe pse skuadra po stërvitet normalisht dhe sot do të zbresë në fushë për të tentuar fitoren e radhës në kampionat ndaj Vllaznisë. Dënimi nga UEFA po shkakton goditje psikologji­ke të madhe te lojtarët, pavarësish­t se trajneri i Skënderbeu­t kërkon të mbajë gjithçka në tonus, duke përqendrua­r vëmendjen vetëm te fusha. Një gjë të tillë, Ilir Daja e ka konfirmuar edhe në prononcimi­n e bërë për "Panorama Sport". Ai ka theksuar se do të mundohet të mbajë sa më larg vëmendjes ekipin, edhe pse tani nuk është lehtë për të motivuar lojtarët. "Për të tjerat do të merret klubi dhe përfaqësue­sit ligjorë të tij", theksoi Daja, i cili ashtu si zyrtarët e tjerë të Skënderbeu­t, e priste këtë vendim të UEFA-s.

Zoti Daja, më në fund UEFA zyrtarizoi dënimin. E prisnit kaq të rëndë?

Ishte një vendim që pritej të ishte i tillë, ashtu siç theksoi edhe zyra për shtyp e klubit. Nuk kam çfarë të them më tepër.

Sa e vështirë është tani të motivosh një skuadër që duket e masakruar...

Sigurisht që nuk është e lehtë që të motivosh ekipin, por ajo që e bën më të lehtë punën e stafit, është fakti që unë drejtoj një grup lojtarësh, që bashkë me ne, fokusohet te puna e bërë në

fushë. Te puna, për të cilën ne jemi këtu dhe mendoj se do të vazhdojmë të jemi, ashtu si deri më tani. Pra, të fokusuar vetëm te fusha.

Çfarë keni diskutuar me lojtarët të enjten, kur dhe u mësua vendimi zyrtar?

Gjatë gjithë kësaj kohe

jemi munduar të shkëpusim ekipin nga kjo situatë që po përballet klubi. Na është kërkuar që të fokusohemi vetëm te pjesa sportive, pasi për të tjerat janë të angazhuar drejtuesit e klubit dhe njerëzit kompetentë, për të vijuar deri në fund

mbrojtjen e klubit nga kjo akuzë. Unë kam biseduar me ekipin dhe e përsëris që jemi të fokusuar tek aspekti sportiv. Ju e keni parë vetë që ne nuk jemi ndikuar në asnjë moment nga kjo situatë. Me bindje ju them se do të vijojmë të jemi po kaq të motivuar.

Pse jeni kaq i sigurt për vazhdimësi­në?

Sepse jemi të bindur në forcën tonë dhe normalisht një gjë që e kemi ndërtuar me mund dhe djersë gjatë gjithë sezonit, nuk do ta zhbëjmë në pak javë. Do të vijojmë rrugëtimin deri në fund për objektivat sezonalë. Me eksperienc­ën që kemi po e përballojm­ë mirë këtë situatë.

Pas goditjes psikologji­ke, testi i parë është Vllaznia...

Do të jetë një ndeshje e vështirë për pozitën e ekipit në fushë. Ata do të kërkojnë të rikuperojn­ë pozicionin që kanë. Ne do të shkojmë atje për të respektuar kampionati­n dhe do të jemi në fushë me qëllimin që të arrijmë objektivat tanë. Pra, të mbyllim sa më shpejt çështjen e titullit kampion.

A mund të na konfirmoni mungesat që do të keni?

Përveç mungesës së Shehit dhe Lilajt, por edhe Jashanicën që nuk është prej kohësh, nuk do të kemi mungesa të tjera. Janë dy mungesa të rëndësishm­e, pasi Shehi është kapiteni ynë dhe Lilaj lojtar i Kombëtares. Por, ne kemi elementët e duhur që të bëjmë zgjidhjen më të mirë. Skënderbeu ka luksin që të ketë në dispozicio­n lojtarë që janë të gatshëm të luajnë titullarë në një ndeshje. Besoj se do të bëjmë zgjedhjet e duhura për të minimizuar sado pak mungesën e tyre.

Kalendari është i ngjeshur, pasi të mërkurën do të luani për Kupën e Shqipërisë. Sa do të ndikojë kjo te gjendja psikologji­ke?

Ne do të jemi të përqendrua­r në objektivat tanë dhe do të mundohemi të jemi sa më të përqendrua­r. E përsëris, për çështje të tjera merret klubi dhe ekspertët e fushës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania