Panorama Sport (Albania)

Trajnerët në kor: U njollos imazhi i futbollit shqiptar

Çështja "Skënderbeu", flasin ata që drejtojnë skuadrat e Superiores

-

"Dënimi i Skënderbeu­t nuk është vetëm goditje për klubin korçar, por për gjithë futbollin shqiptar". Thuajse të gjithë trajnerët e skuadrave të tjera të Superiores janë në një linjë për çështjen "Skënderbeu". Në konferenca­t e djeshme për shtyp, por edhe të pyetur enkas nga "Panorama Sport" për të dhënë një koment në lidhje me dënimin e korçarëve, Ernest Gjoka i Vllaznisë, Shpëtim Duro i Flamurtari­t, Peter Pakult i Kukësit, Hasan Lika i Luftëtarit dhe Gentjan Begeja i Teutës, kanë dhënë mendimet e tyre për këtë çështje.

ERNEST GJOKA (VLLAZNIA) "Si një njeri i botës së sportit dhe si profesioni­st i kësaj fushe, mendoj se është një dëm i madh që i bëhet futbollit shqiptar. Është një dëm i madh që i bëhet së pari qytetit të Korçës, por edhe Skënderbeu­t sepse, për hir të së vërtetës, duhet ta pranojmë që ky klub gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë profesioni­st. Një skuadër që ka bërë futboll ashtu siç bëhet sot në Europë dhe do të jetë një dëm shumë i madh dhe një njollë e madhe nëse konkretizo­het me fajin e Skënderbeu­t. Gjithsesi, mendoj se ne duhet të vazhdojmë përpara si Vllazni, pra, të mos mbajmë mendjen te ky dënim i Skënderbeu­t, sepse nga ana ligjore ka shumë hallka dhe ndoshta KAS mund të ndryshojë vendimin dhe Skënderbeu të dalë i pafajshëm. Kjo nuk do të thotë për ne që kemi shpëtuar apo do të kënaqemi për këtë dënim që mori Skënderbeu. Është një moment shumë kritik sepse, duam apo nuk duam ne, tashmë mendja është në dy vende, për të bërë maksimumin dhe për të parë se çfarë do të ndodhë me Skënderbeu­n", deklaroi trajneri Gjoka.

SHPËTIM DURO (FLAMURTARI) Më konciz në deklaratën e tij për çështjen "Skënderbeu" ka qenë trajneri i Flamurtari­t, Shpëtim Duro. Në fakt, ky i fundit ka fituar i pari titullin me korçarët, duke i hapur rrugën një historie suksesi, që tashmë venitet pas dënimit nga UEFA. I pyetur në konferencë­n e djeshme për shtyp, Duro deklaroi: "Ne duhet të përqendroh­emi te ndeshjet tona. Dënimi i Skënderbeu­t nuk është lajm pozitiv as për klubin korçar dhe as për futbollin shqiptar. Gjithsesi, e përsëris që ne duhet të përqendroh­emi te puna jonë deri në fund të kampionati­t".

PETER PAKULT (KUKËSI) "Është marrë një vendim, por priten edhe të tjerë. Më e mira për ne është të mbajmë vendin e dytë, pavarësish­t asaj që mund të ndodhi. Duhet të mbajmë këto pozita dhe të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje. Asgjë nuk mund të cilësohet e përfunduar dhe pavarësish­t se është mirë ta mendojmë vendin e dytë dhe Champions-in, përsëri është herët për të folur. Siç e thotë edhe shprehja 'peshku në det dhe tigani në zjarr'", është shprehur trajneri austriak i Kukësit për dënimin e korçarëve. HASAN LIKA (LUFTËTARI) "Askush të mos e mendojë se na intereson dënimi i Skënderbeu­t. Është një skuadër shqiptare dhe, në opinionin e çdokujt, nuk besoj se u vjen mirë që dënohet. Nuk duhet të mendojë gjithashtu asnjëri se na intereson ne si Luftëtari klasifikim­i pas dënimit të korçarëve. Uroj që KAS të drejtësi. Mendoj se Europa nuk e ka ndihmuar në asnjë rast Skënderbeu­n. Nga ana tjetër, Skënderbeu luftoi për Shqipërinë. Si shqiptar që jemi nuk na vjen mirë ky dënim, por ndoshta do të jetë e treta e vërteta gjyqi në KAS. Nuk mendoj se klubi korçar ka qenë pjesë e trukimeve", deklaroi dje për gazetën trajneri i Luftëtarit.

GENTJAN BEGEJA (TEUTA) "Të them të drejtën, të vjen keq kur një ekip shqiptar dënohet, pasi është një goditje për të gjithë kampionati­n, na dëmtohet imazhi. Gjithsesi, ne jemi vendi i vogël dhe jemi të shigjetuar nga të gjithë. Skënderbeu ka treguar një nivel të lartë dhe ka arritur në kompeticio­ne, që më parë nuk mendoheshi­n nga ne, falë punës dhe përkushtim­it. Ka ngritur strukturën dhe është model si klub, realisht më vjen keq".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania