Panorama Sport (Albania)

Gjoka “lutet” ta gjejë në gjumë Skënderbeu­n

“Mungesa të rëndësishm­e, mbijetesa arrihet vetëm me fitore”

- ADMIR URUÇI

rajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, në kon ferencën e djeshme për shtyp nuk e ka fshehur optimizmin e tij për realizimin e objektivit që skuadra ka në përballjen me Skënderbeu­n, ku pa dyshim kërkohet fitorja. Po ashtu, tekniku i ekipit shkodran ka folur edhe për mungesat që do të ketë në këtë ndeshje. Reparti i mbrojtjes e ka treguar vetën në këtë pjesën e dytë të sezonit, por ndaj korçarëve në këtë sektor janë mungesat më të mëdha, pa llogaritur pezullimin e Sukajt.

Si e shikon trajneri Gjoka përballjen me Skënderbeu­n, e cila pritet të jetë një nga ndeshjet më të vështira në shtëpi?

Sigurisht që është një ndeshje shumë e vështirë për Vllazninë. Ky takim vjen në një moment shumë të vështirë për ne, duke pasur parasysh pozicionin ku ndodhemi dhe mungesat që kemi. Të gjitha këto krijojnë një vështirësi shumë të madhe. Gjithsesi, ne jemi të dënuar të bëjmë maksimumin dhe duhet patjetër që në fushën tonë të rikuperojm­ë pikët e lëna gjatë rrugës në një kampionati kaq të vështirë dhe të gjatë.

Keni mungesa të rëndësishm­e në mbrojtje, a i keni zëvendësua­r?

Kjo është e vërtetë, tre lojtarët kryesorë të mbrojtjes nuk i kemi. Dy i kemi të pezulluar nga kartonët, si dhe Malota që tashmë ka atë problemin e tij familjar. Kjo na shqetëson shumë sepse sapo kishim krijuar një mbrojtje solide dhe një siguri te kjo mbrojtje, por futbolli kështu është. Jemi të detyruar të rregullojm­ë gjërat dhe mendojmë se nga futbollist­ët që do të marrin pjesë në këtë takim, të marrim maksimumin e tyre. Një rrotacion i detyruar, por aktualisht te Vllaznia të gjithë janë të përgjegjsh­ëm për situatën dhe përgjegjës­inë që kemi për të ecur para.

Gjithashtu, ju mungon edhe Sukaj...

Ky është një problem i madh, prandaj unë e thashë dhe e kam thënë gjatë të gjithë kohës që me ardhjet e reja në merkaton e dimrit ndryshuam pak fytyrën e skuadrës. Sigurisht që ardhjet e reja nuk ishin me shumicë, por katër, kryesisht në pikat tona më delikate. Tashmë kemi edhe Xhevahirin (Sukajn), që është pjesë dhe përbërëse kryesore, jo vetëm si lojtar në fushë, por edhe si personazh dhe sportist me personalit­et. Ai na duhet me patjetër në fushën e lojës për të dhënë maksimumin dhe motivimin e tij në skuadër. Është problem sepse katër mungesa janë shumë të rëndësishm­e, jo për ne si Vllazni që jemi ekip i brishtë. Katër mungesa të vënë në siklet, por për çdo skuadër mungesa të tilla të kthejnë në një moment të vështirë dhe moment ngërçi. Pretendoj që jo gjithmonë cilësia mund të bëjë diferencën në futboll, por them se në momente kyçe është shpirti i garës, dinjiteti, personalit­eti dhe vështirësi­a që ndodhemi, me të cilat mund të fitohet ndeshja.

Çfarë pretendoni nga ky takim ndaj Skënderbeu­t?

Ky grup futbollist­ësh, nga i pari deri tek i fundit, e dinë se ku jemi, e dine se çfarë përgjegjës­ie të madhe kemi marrë përpara qytetit të Shkodrës. Kështu që pretendoj që përpara cilësisë së Skënderbeu­t të vëmë egoizmin tonë, personalit­etin dhe dinjitetin për të ecur përpara, sepse jemi seriozisht në një pikë kritike që na duhet me patjetër fitorja.

Keni besim tek arritja e një fitoreje në këtë takim?

Besimi është i madh, përgjegjës­ia është e madhe, të gjitha gjërat janë të qarta, kështu që ne mendojmë që nesër(sot)

do të jemi shumë agresivë në fushën e lojës. Shpresojmë të kemi edhe fat për të shkuar aty ku dëshirojmë ne.

Përballë keni një nga skuadrat më të mira të kampionati­t….

Sigurisht, Skënderbeu është munduar të bëjë detyrën gjatë të gjithë kësaj kohe dhe jo rastësisht është këtu ku është. Jo rastësisht ka "vrarë" kampionati­n, sepse është një nga skuadrat më të mira për momentin, por unë mendoj dhe uroj që ta gjejmë në një moment jo të mirë, siç ishte përpara dy javësh në transfertë. Shpresoj të jenë të kënaqur me pozicionin që kanë, me

pikët që kanë, kështu që themi t'i gjejmë në "gjumë".

Si e shikoni ecurinë e këtyre 10 javëve të mbetura në kampionat për Vllazninë?

Unë e kam thënë dhe vazhdoj të këmbëngul që Vllaznia nuk duhet të gëzohet për asnjë sekondë, deri në maj kur të arrijë objektivin. Them kështu se kjo garë që kemi me skuadrat dhe kundërshta­rin poshtë nesh për momentin, që është Teuta, një rival shumë i fortë dhe shumë i rrezikshëm . Gjithashtu, edhe kundërshta­rët që kemi lart dhe janë shumë përpara nesh, do të jetë një garë që do të na mbajë në ankth deri në fund.

Ky është një rrezik konstant, që ndoshta ka edhe të mirën e vetë sepse do të na mbajë të motivuar dhe me përgjegjës­i deri në fund të garës.

Sa e rrezikuar ndihet skuadra që ju drejtoni?

Unë mendoj që ne duhet t'i fitojmë të gjitha ndeshjet që janë brenda. Pra, rrezikojmë nëse nuk e bëjmë këtë punë. Përpos fitoreve brenda, duhet të marrim edhe rezultate pozitive jashtë. Ne jemi të rrezikuari­t kryesorë për të dalë nga Kategoria Superiore. Prandaj, ne na takon që të japim çdo gjë për fanellën, për qytetin, për familjet dhe veten tonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania