Panorama Sport (Albania)

Duro: S’jemi më të fortë se Kukësi, por do t’i mundim

“Pauza na ndihmoi, gjykimi një gangrenë për ne”

- ERMAL SIKA

Shpëtim Duro kërkon vetëm fitoren ndaj Kukësit. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, trajneri paralajmër­oi se skuadra e tij do të rikthehet fuqishëm për të realizuar misionin "Europë". Edhe pse nuk e pranon që skuadra e tij është më lart se verilindor­ët, duket se i jep moral fakti që këtë sezon historia i favorizon.

Profesor, si e shikoni ndeshjen me Kukësin?

Pas një pauze rikthehet kampionati me një ndeshje shumë të rëndësishm­e për ne. Janë ndeshje përcaktues­e për ne si me Kukësin, ashtu edhe me Skënderbeu­n. Po ashtu edhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, që do të vendosin shumë për objektivin tonë.

Pas krizës së rezultatev­e, mendoni se do të vijë fitorja pikërisht nesër (sot)?

Situatën na e ndërlikuan në ndeshjet e fundit. Në këto javë që kanë mbetur, duhet që të marrim maksimumin. Nëse duam që të realizojmë objektivin "Europë" nëpërmjet kampionati­t, kjo është forma e vetme.

Mendoni se ka ndikuar pozitivish­t ndërprerja e kampionati­t?

Ndërprerja na shërbeu shumë për kthimin e disa futbollist­ëve dhe pati kohë rikuperimi. Ndikoi mirë për rikthimin e Nurkoviç, Tunkarës, afër është edhe Muarem. Na mungon vetëm Xhufo. Një mungesë është më se normale. Unë e kisha thënë që me Kukësin skuadra do të ishte më e plotë. Pres shumë nga kjo skuadër.

A ka ndonjë pikë më të fortë se Kukësi Flamurtari juaj?

Më të fortë, nuk mund të themi. Kukësi është kampioni në fuqi, skuadër me investime në lojtarë cilësorë, por edhe ne jemi treguar të fortë, madje në përballjen me Kukësin, pavarësish­t se kemi arritur dy ndeshje barazim, ishim pranë fitores. E rëndësishm­e është që skuadra të japë maksimumin, pasi tani kemi organikë të plotë.

I druheni gjykimit në këto ndeshje të mbetura?

Gjykimi është bërë gangrenë për ne. Nuk kemi kohë për të humbur. Të përqendroh­emi te ndeshja me Kukësin dhe ta fitojë takimin ajo skuadër që do e meritojë në fushën e lojës.

Luhet në Vlorë, cili është mesazhi për tifozët?

Patjetër që tifozët na kanë mbështetur. Ne i kemi zhgënjyer

periudhën e fundit dhe u kërkojmë falje. Ishte një pjesë e mirë e sezonit, por në ndeshjet e fundit kemi gabuar shumë. Shpresojmë që përkrahja e tifozëve të ndikojë pozitivish­t për pjesën e mbetur të kampionati­t, por edhe për ndeshjet e kupës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania