Panorama Sport (Albania)

Pakult: Të paktën të mos humbim, nuk është “finale”

Kukësi/ Trajneri do “bis”: Vendin e dytë dhe Kupën

-

Peter Pakult nuk e quan "finale" përballjen me Flamurtari­n. Austriaku e vlerëson si të rëndësishm­e këtë ndeshje, por vetëm për të ruajtur distancën me rivalët, megjithatë hapur e thotë që edhe një barazim do e kënaqte. Në konferencë­n e dhënë dje para mediave, numri një i pankinës së verilindor­ëve theksoi se presioni është mbi kundërshta­rin, ndërsa sikleti i tij i vetëm mungesa e Musollit. Pas asaj që ndodhi me Skënderbeu­n, a mund të themi që në Vlorë do të luhet një finale për Champions-in? Nuk është nesër (sot) finalja, pasi do ketë shumë të tilla deri në fund të kampionati­t. Kemi vetëm një ndeshje me një ekip konkurrent për Europën. Duhet të ruajmë të paktën diferencën. Presioni është mbi Flamurtari­n, duke parë tabelën dhe faktin që ishin të dytët dhe tani janë tetë pikë poshtë nesh. Ata kërkojnë me çdo kusht fitoren. Do tentojmë ta ruajmë diferencën ose ta rrisim. Lojtarët e dëmtuar u rikthyen, ndaj mendoj se do të jetë një ndeshje interesant­e.

Mbas vendimit të UEFA-s, jeni më të motivuar për të mbajtur vendin e dytë që ndoshta mund t'ju çojë në Champions?

Për momentin është me rëndësi që ndodhemi të dytët dhe na mbetet për detyrë që ta mbajmë atë pozicion. Pas kësaj sfide, Laçi dhe Kamza janë rivalët e ndeshjeve të ardhshme dhe duhet të bëjmë mirë. Pauza e gjatë e kampionati­t ju ka dëmtuar apo ndihmuar? Çdo sezon e kam pasur këtë diskutim. Mendoj se Flamurtari­n më shumë e ka ndihmuar, pasi kanë pasur dëmtime. Edhe neve na erdhi në një moment të mirë. Nuk e kemi numrin e lojtarëve të madh dhe mendoj se në 2-3 ndeshjet e ardhshme do shihet se kujt i ka bërë mirë dhe kujt jo.

Ju kënaq një pikë në Vlorë apo doni tre që të nxirrni Flamurtari­n jashtë garës? Ndeshja nis 0-0 si për ne dhe për kundërshta­rin, ndaj duhet pranuar që luajmë kundër një rivalit direkt. Të paktën është mirë që të mos humbim, në mënyrë që diferenca të ndryshojë. Do presim nesër dhe do shohim çfarë do ndodhë. Duhet të dihet se çdo trajner kërkon të fitojë, por kjo varet dhe nga kundërshta­ri.

Në ndeshjen e fundit, disa titullarë u lanë jashtë formacioni­t, a do ketë sërish ndry-

shime për këtë takim?

Do ketë, pasi na mungon Musolli prej kartonëve. Deri në darkë do të vendosim në lidhje me formacioni­n. Luani edhe në mesjavë për Kupë. Do zgjidhnit të fitonit me Flamurtari­n në kampionat apo në Kupë me Laçin?

Do tentoj nesër të marr tri pikët

dhe të fitoj Kupën. Si trajner futem në çdo ndeshje për tri pikët. Ta them edhe një gjë: po diskutohet shumë për Champions dhe është gjë e mirë kur e ke në kokë si objektiv. Në Austri është një shprehje: "për vezët që nuk janë bërë, nuk flitet". Pra, nëse nuk janë aty, nuk kemi çfarë themi tani. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania