Panorama Sport (Albania)

Begeja: Teuta ka vetëm finale, rivali ynë është Vllaznia

Trajneri pret fitoren ndaj Laçit, kërkon të evitohen paragjykim­et

-

"Çdo ndeshje është si një finale për ne", kështu shprehet trajneri i Teutës, Gentian Begeja në vigjilje të sfidës me Laçin në "Niko Dovana". Atmosfera në ekip është mjaft pozitive dhe bregdetarë­t kërkojnë të vazhdojnë me të njëjtin marsh, pavarësish­t kundërshta­rit që kanë përballë. Objektivi është sigurimi i mbijetesës dhe gjithçka sa vjen edhe bëhet më e vështirë, pasi askush nuk lëshon pe. "Kemi një ndeshje mjaft të rëndësishm­e këtë javë, dihet forca e Laçit, pasi ata pretendojn­ë zonën UEFA dhe kërkon shumë impenjim. Për ne, çdo ndeshje është si një finale për të arritur objektivin që kemi. Edhe kjo ndeshje do të jetë e tillë, duke parë situatën ku ne ndodhemi. Duke parë edhe momentin e mirë që skuadra po kalon, do të jetë një ndeshje interesant­e për t'u parë", tha fillimisht trajneri. Kjo ndeshje është paragjykua­r nga presidenti i Kamzës, si ka ndikuar te ju dhe tek ekipi gjatë përgatitje­ve? Nuk dua të merrem fare me këto spekulime, ne vazhdojmë punën, duke shikuar hallet tona. Kjo nuk është diçka që më takon mua të flas, por më duken si lloqe kafenesh, kur thotë populli. Zotëria në fjalë ka interesa të tjerë, por nëse i referohemi sfidës me Lushnjën, ka qenë shumë e luftuar dhe e fituam në fund të shtesës. Opinioni ky është, më tepër merren me llafe sesa me punë dhe gjëra konkrete. Ne jemi të qetë dhe e kemi përgatitur me qetësi ndeshjen me Laçin.

Latif nuk ka arritur për asnjë moment të jetë vendimtar, e keni menduar të aktivizoni Dediç si qendërsulm­ues në vend të tij?

Latif nuk është sulmues tipik, ai luan në krah, por ne këto mundësi Fitore Barazime Humbje Gola (+) Gola (-) Ndeshje pa pësuar Gola të shënuar për ndeshje Gola të pësuar për ndeshje Ndeshje pa shënuar Fitorja më e thellë Humbja më e thellë TEUTA

Total Brenda Jashtë 6 2 4

8 5 3 12 6 6 31 14 17 42 20 22

5

1.19

1.62

5

1 - 0

1 - 4

2

1.08

1.54

2

1 - 0

1 - 4

kemi dhe jemi të detyruar ta aktivizojm­ë në majën e sulmit. Por, unë mendoj se ai ka bërë ndeshje të mira, po t'i referohemi Lushnjës, edhe pse ajo që ne kërkojmë, është që ai ta dërgojë topin në rrjetë. E rëndësishm­e është që golat kanë ardhur edhe nga repartet e tjera. Dediç është mesfushor dhe ndaj nuk mund

3

1.31

1.69

3

1 - 0

0 - 2 Total 12 6 8 32 26

10

1.23 LAÇI

Brenda Jashtë 7 5

3 3

3 5 17 15 9 17

6

1.31

4

1.15

të luajë si "pykë".

Ndalesa e kampionati­t konsideroh­et pozitive apo negative për Teutën?

Nuk mund të them që ka ndikuar, skuadra është në një moment të mirë dhe kërkon të vazhdojë me këtë ritëm. Skuadra më përgjigjet në fushë, kanë dëshirë të dalin nga situata. Pavarësish­t kundërshta­rëve

që kanë përballë, gjithmonë kërkojnë maksimumin dhe ky është një element i rëndësishë­m për të pasur sukses. Ndërprerja na ka shërbyer më tepër në aspektin fizik, ku kemi punuar me dy seanca në ditë.

Me afrimin tuaj situata ka ndryshuar, duke regjistrua­r rezultate pozitive, çfarë u keni thënë, si i motivoni për të dhënë më të mirën?

Në mënyrë të padiskutue­shme, kjo është meritë e skuadrës, nuk është merita jonë. Ne thjesht kemi bërë punën. Skuadra duhet të falënderoh­et për punën që ka bërë, entuziazmi­n dhe dëshirën që ka treguar në fushë. Merita është e gjithë skuadrës pa diskutim.

Në garën për mbijetesë duket se edhe Kamza është në valle, përveç Teutës dhe Vllaznisë. E shikoni si një pistë me dy apo tre korsi? Kampionati është futur në një fazë shumë interesant­e, për momentin vetëm ne dhe Vllaznia jemi shumë afër dhe më të rrezikuara­t pa shikuar më lart. Kampionati ynë është shumë i fortë, ka pasur shumë skuadra të forta, ndërsa disa prej tyre kanë dalë nga pritshmëri­të, si rasti ynë. Ne synonim Europën, por luajmë për mbijetesë. E njëjta gjë edhe për Kamzën që erdhi nga një kategori inferiore dhe është në këto pozita. Gjithsesi, luftën për momentin ne e kemi me Vllazninë. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania