Panorama Sport (Albania)

Binguila prish kontratën, Tirana bën gati... gjyqin

Klubi: Është lojtar i yni, po pajiset me lejen e qëndrimit

- ADELA MERKO

irana e çoi në Kongo për rikuperim, Hardi Binguila gjen ekip. Ish-numri "10" i bardhebluv­e (themi "ish", pasi kjo fanellë i kaloi kenianit Kenet Muguna prej muajit janar) është çështja më e re te kryeqyteta­sit. Në një kohë që bardheblut­ë po e presin që të kthehet në Shqipëri, fantazisti ka shpallur "divorcin" nga Afrika. Të paktën këtë thonë edhe mediat kongoleze, ndërsa tri ditë më parë shkruanin që mesfushori është rikthyer zyrtarisht te CSM Diables Noirs, ekip që militon në ligën e parë të kampionati­t vendës. Në një artikull dedikuar 21vjeçarit, ata zbulojnë që lojtari tashmë do të jetë pjesë e "djajve të zinj". "Ky rikthim ka të bëjë me prishjen e kontratës së Binguilës, një fakt ky që u shoqërua pa shumë bujë nga mediat", shkruante "drcpf.net". Por, historia duket se nuk është kaq e thjeshtë. Te Tirana jo vetëm që nuk i kanë prishur kontratën, por konfirmojn­ë se janë duke bërë që të gjitha procedurat për të pajisur me dokumentet e nevojshme që i nevojiten një futbollist­i të huaj për të qenë rezident në tokën shqiptare. "Ka mbaruar fazën rikuperues­e. Faksimile e lajmit kur mediat kongoleze e bëjnë fakt transferim­in e Hardi Binguilës nga Tirana te DRFC Është nën kontratë me klubin tonë dhe në proces për t'u pajisur me lejen e qëndrimit", thotë zyrtarisht klubi kur pyetet nga "Panorama Sport" mbi pretendime­t e mediave kongoleze për një "divorc" mes palëve. Futbollist­i i ardhur me aq bujë te 24 herë kampionët, madje i cilësuar si pasardhësi i Merviel Ndokyt (lojtar që Tirana e transferoi në La Liga dhe arkëtoi 250 mijë euro), nënshkroi në shtator e 2017ës kontratë 3-vjeçare. Por, një dëmtim fatkeq e detyroi që të humbiste këtë sezon pa luajtur ende një ndeshje me minutazh të plotë. Frika e vetme tashmë lidhet me precedenti­n Moise Nkounkou, që gjithashtu u arratis nga Tirana,

edhe pse kishte kontratë. Këtë të fundit klubi e ka "kërcënuar" me gjyq, ndaj mesfushori ende nuk ka mundur që të federohet me asnjë skuadër, pasi në të kundërt do të jetë i detyruar që të derdhë miliona te Tirana. Nëse edhe Binguila vepron në të njëjtën formë, e sigurt është që edhe atë e pret gjyqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania