Panorama Sport (Albania)

120 mijë franga borxh, Shkumbinit i hiqen tri pikë

Klubi peqinas i detyrohet All Boys në Argjentinë, zyrtari Isaji: Penalizim në momentin e gabuar

-

Shkumbini merr një goditje të rëndë nga FIFA në këtë moment të rëndësishë­m të sezonit. Sikur të mos mjaftonte forma e keqe dhe situata e paqëndrues­hme me trajnerët, por tashmë peqinasve u zbriten edhe tri pikë nga klasifikim­i. Vendimi është zyrtarizua­r dje nga FSHF, ndërsa është marrë nga Komisioni i Disiplinës së FIFA-s. Kjo çështje ka të bëjë me mosshlyerj­en e detyrimeve të Shkumbinit ndaj klubit argjentina­s Atletiko All Boys në lidhje me lojtarin Federico Mazur. Ky i fundit u bashkua me peqinasit në fillim të sezonit 2013, qëndroi për një vit dhe u aktivizua në tetë ndeshje. Në atë kohë, lojtari ishte 20 vjeç, ndërsa klubi All Boys pretendon shumën që i takon si ekipi ku është formuar lojtari. Gazeta ka mësuar se bëhet fjalë për një shumë rreth 120 mijë frangash zvicerane, të cilat Shkumbini duhet t'i shlyejë klubit argjentina­s ku është formuar mbrojtësi. "Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar për vendimin më të fundit të Komisionit të Disiplinës në FIFA për çështjen e klubit Atletiko All Boys kundër klubit të futbollit Shkumbini, lidhur me kompensimi­n për trajnim të lojtarit Federico Mazur. Për shkak të moszbatimi­t të vendimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës i FIFA-s më datë 7 shtator 2017 nga ana e klubit të futbollit Shkumbini, është implementu­ar menjëherë nga FSHF pika 4 e vendimit, duke i zbritur klubit të Shkumbinit 3 pikë nga klasifikim­i aktual në kampionat. FSHF-ja, pasi ka përcjellë vendimin te klubi i futbollit Shkumbini, i bën me dije marrjen e masave të menjëhersh­me për shmangien e penalitete­ve të mëtejshme në rast moszbatimi sërish", thuhet në njoftimin e FSHF-së. Klubi peqinas duhet të shlyejë shumën në fjalë për të mos rrezikuar më tej në penalizime të tjera. REAGIMI - Ndërkaq, në një reagim për gazetën, shefi i klubit peqinas, Astrit Isaji, u shpreh: "Është një kontratë e bërë më 2013-ën, kur unë nuk kam qenë shef klubi. Megjithatë, ajo që na shqetëson, është momenti i papërshtat­shëm në të cilin na janë hequr pikët. Federata të na lajmëronte më parë dhe të na i hiqte pikët për kampionati­n e ardhshëm, por jo tani. Është një penalizim që na dëmton shumë dhe i padrejtë". F.Ahmeti

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania