Panorama Sport (Albania)

Bylis luan gjithçka në Berat

-

Bylis do të luajë sot në Berat ndaj Tomorit vendës në ndeshjen e radhës në kampionat. Ballshiotë­t rikthehen të luajnë pas pushimit që kishin javën e kaluar. Në takimin e sotëm, ekipi i drejtuar nga Daniel Sadedini luan për gjithçka. Madje, përballja e sotme mund të vendosë shumë për sa i përket gjithë sezonit. Bylisit i bën punë vetëm fitorja në ndeshjen e sotme në Berat. Në rast se munden, atëherë diferenca me Tiranën mbetet 7 pikë, çka do të bënte që gara për vendin e parë të mbyllej në njëfarë mënyre. Edhe barazimi i shkon për shtat bardhebluv­e që shkojnë në + 6 nga Bylis. Tirana është pushim këtë javë, ndërsa Bylisin e pret një transfertë e vështirë në Berat ndaj Tomorit vendës. Një takim i fortë ku ballshiotë­t janë nën presionin e rezultatit. I vetmi avantazh i Bylisit është se ka pasur kohën e mjaftueshm­e për të përgatitur këtë ndeshje. Tekniku Sadedini do të ketë të gjithë lojtarët në dispozicio­n për këtë takim dhe do të synojë medoemos fitoren. Ekipi dje ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore dhe më pas është grumbullua­r për të qenë gati për takimin e sotëm ndaj Tomorit. Ballshiotë­t gabuan dy javë më parë në fushën e tyre duke barazuar me Pogradecin, gjë që i largoi më shumë nga Tirana që vazhdon të kryesojë. Bylis ka ndryshuar katër trajnerë deri tani në këtë sezon, ndërsa ka pasur luhatje për sa u përket rezultatev­e. Megjithatë, në ekip shpresojnë te vendi i parë deri në fund. Por, fillimisht duhet të kalojnë transfertë­n e Beratit që është shumë e vështirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania