Panorama Sport (Albania)

Shkumbini në fushë asnjanëse, mbyllet stadiumi i Ersekës

-

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF- së zhvilloi dje mbledhjen e radhës duke dhënë dënimet për incidentet që ndodhën gjatë fundjavës së kaluar. Për shkak të një sherri mes presidentë­sh në tribunë në sfidën Shkumbini-Turbina(2-3), peqinasit u dënuan me dy ndeshje në fushë asnjanëse. Dënime të rënda edhe për lojtarët në ekipet e moshave, ndërsa është mbyllur stadiumi i Ersekës për tifozët. Ja të gjitha vendimet e djeshme të Disiplinës.

1. KF Shkumbini, për dështim në përmbushje­n e përgjegjës­ive dhe për përsëritje të shkeljeve disiplinor­e, dënohet me zhvillimin e 2 ndeshjeve në fushë asnjanëse. Ekzekutimi i këtij dënimi do të fillojë menjëherë pas përfundimi­t të ekzekutimi­t të dënimit të mëparshëm të Komisionit të Disiplinës.

2. Zyrtari i KF Luzi 2008, Gëzim Bushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorit përreth fushës.

3. KF Gramozi, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve duke shkaktuar ndërprerje­n e përkohshme të lojës, dënohet 4 ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës.

4. Lojtari i KF Besa U- 17, Dritan Murrizi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Lojtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorit përreth fushës.

5. Lojtari i ekipit "Zonja e Këshillit të Mirë", Silvio Çela, për dhunë ndaj kundërshta­rit, dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i ekipit "Zonja e Këshillit të Mirë", Aurel Meminaj, për dhunë ndaj kundërshta­rit, dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i KF Rubiku, Armand Marku, për dhunë ndaj kundërshta­rit, dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i KF Rubiku, Armand Shtija, për dhunë ndaj kundërshta­rit, dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Laçi U-19, Henrik Bruka, si të pabazuar në rregullore­t e aktiviteti­t të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit të Disiplinës Sportive.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania