Panorama Sport (Albania)

Serbi Bajiç: Jam i dashuruar me Shqipërinë

"Besëlidhje­s i duhet revolucion, rrogat s’vonohen"

- PRENG GJIKOLA

Rreth tre vite më parë, Besëlidhja u shndërrua në një "shtëpi të dashur" për lojtarët serbë. Presidenti Gjok Noka afroi në ekip 5 lojtarë nga Serbia. Një prej tyre ishte edhe sulmuesi shtatlartë Kosta Bajiç. Për herë të parë, 28vjeçari e veshi fanellën e Besëlidhje­s në janar të 2015-ës dhe është larguar në janar të 2017-ës. Sulmuesi ka shënuar gjithsej 38 gola me Besëlidhje­n. Ai është rikthyer sërish në Lezhë në merkaton e janarit. Në një intervistë për gazetën "Panorama Sport", Bajiç rrëfen gjithçka.

Kur erdhët për herë të parë në Lezhë, a kishit dëgjuar për këtë qytet, nëse po, si t'u duk në realitet?

Po. Kisha dëgjuar pak dhe pasi mu sugjerua kjo skuadër, mora më shumë të dhëna nga bashkëkomb­ësi im që luante në atë kohë këtu, Milan Gjorgjeviç. Sapo erdha në Lezhë, gjithçka ishte edhe më pozitive sesa e imagjinoja nga thëniet, ndaj menjëherë në atë kohë e pranova kontratën dhe nuk u zhgënjeva. Në atë kohë, Besëlidhja kishte një skuadër që ishte e projektuar për kampione pasi kishte kualitete shumë të mira në përbërje të saj, por nuk ia dolëm që të ngjiteshim, duke dështuar në sfidën e fundit.

Pas largimit nga Lezha luajtët në Serbi dhe më pas në Kazakistan. Çfarë ndryshonte në kampionati­n kazak në krahasim me këtë në Shqipëri?

Pas disa ofertash kur u largova nga Lezha, luajta në

Serbi një sezon dhe gjysmën për sa i përket kampionati­t, e parë të këtij sezoni luajta këtu është shumë i fortë, në Kazakistan me vetëm se infrastruk­tura nuk Kyzylzhar deri në fund të është në nivelin e duhur. fazës së parë dhe u largova Si ju duket Lezha tani pas nga andej duke ardhur që më rikthimit në këtë qytet?

1 dhjetor në Lezhë ku firmosa Ka shumë ndryshime. me Besëlidhje­n. Në Kazakistan Është bërë një qytet më i ishte një vend me bukur dhe tërheqës. Gjithashtu, klimë shumë të keqe dhe të kam hasur ndryshime ftohtë, por edhe njerëzit ishin edhe në skuadër, ku nuk gjeta të ftohtë dhe për ne ballkanasi­t nga ata futbollist­ë që kisha kjo nuk është e pëlqyeshme. luajtur me ta, përveç zv/trajnerit Këtu në Shqipëri, të Gledis Lani, mbrojtësit gjithë janë të dashur dhe të Kledi Dibra dhe normalisht afrueshëm. Aty nuk ndihesha presidenti­n Gjok Noka. aspak mirë. Ndërsa, Për sa i përket skuadrës,

Allmuça: Kjo Dinamo të argëton

cila është Besëlidhja më e fortë, ajo kur ishit herën e parë apo kjo e tanishmja?

Me thënë të drejtën, në atë kohë kishte shumë kualitete duke nisur nga Jakupi, Muçollari, Gjorgjeviç, Shytani, Manuka, Hoxha, Marashi etj, ndërsa nga trajnerët për mua më të mirët janë Ritvan Kulli, Kreshnik Krepi dhe Samuel Nikaj. Edhe tani ka kualitete, por jo në atë lartësi, këtë e tregon edhe vetë pozicioni në tabelë dhe golat e shënuar.

Po nga ana e trajtimit të skuadrës ndaj jush, a shihni ndryshime?

Unë mund të përgjigjem për veten time, pasi të tjerët mund t'ua thonë vetë. Unë kam gjetur po atë atmosferë dhe besoj se edhe korrektësi­a do të shkojë mirë deri në fund. Unë kam shumë respekt për presidenti­n Gjok Noka, është shumë korrekt në kontrata, merresh vesh shumë shpejt dhe kontratën e zbaton me përpikëri shumë të lartë, nuk ma ka vonuar asnjëherë rrogën.

Ke menduar për të ardhmen, do qëndroni sërish në Lezhë edhe sezonin e ardhshëm?

Unë besoj se po, nëse presidenti do të mundësojë forcimin e skuadrës dhe do të ketë objektiv ngjitjen. Kjo skuadër që është tani nuk mund të jetë pretendent­e, ndaj duhet që të rinovohet në shumë pika, që të ketë sukses sezonin e ardhshëm. Besëlidhja duhet që të rikthehet në elitë pasi qëndrimi gjatë në inferiore i një skuadre që ka histori të gjatë në Superiore, është e dëmshme për brezat.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania