Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Juvja më e fortë, por nuk mund të dështojmë

-

E ardhmja në plan të parë, mes kontratës për të nënshkruar dhe ndeshjeve të Milanit. Konferenca e Xhenaro Gatuzos filloi me temën e rinovimit, por, siç dyshohej, trajneri kuqezi refuzon të komentojë: "Më lini të qetë, nuk mundem më të komentoj atë dreq kontrate. Herët a vonë klubi do t'ju njoftojë me një postim në rrjete sociale. Për mua rëndësi ka skuadra, për rinovimin nuk besoj se do të kemi probleme". Probleme nëse do të ketë, do të jenë ato që mund të lindin në sfidën e sotme, me Rinon që deklaroi: "Nëse krahasojmë statistika­t është e kotë që të luajmë, por kam besim se do të bëjmë një ndeshje të madhe, gjatë së cilës nuk na lejohet të gabojmë. Juvja ka një mentalitet të përsosur dhe ndonjëherë duket sikur as nuk djersijnë. Nga ana tjetër, Alegri është tejet i aftë për t'u ndryshuar fytyrën skuadrave të tij gjatë ndeshjeve, por ne kemi studiuar disa alternativ­a në varësi të rreshtimit të tyre". Përmendja e Alegrit shërben si shkas të për trajnerin kuqezi për të sqaruar marrëdhëni­en me homologun: "Me Maksin gjithçka nisi te Peruxhia, ai ishte kapiten ndërsa unë isha 16 vjeç dhe më trajtonte si lojtar të vërtetë. Kur u ritakuam te Milani, unë vija nga një dëmtim. Nuk luaja dhe njerëzit më thoshin që Alegri kishte diçka kundër meje, ndërkohë që unë thjesht nuk isha gati dhe kur e kuptova, i kërkova falje trajnerit. Sot jemi sqaruar dhe jemi miq. E kam zili për aftësitë e tij, nëse studion Juven zor se kupton gjë". Sa e thjeshtë, po aq edhe e koklavitur "receta" për të ndaluar Juventusin, me Gatuzon që shpjegoi: "Duhet të luajmë si ekip i madh dhe të mbulojmë si duhet fushën. Nuk na falen gabimet sepse në lojë janë objektiva të rëndësishë­m. Ndalesa e kombëtarev­e na shërbeu dhe shpresoj që fundin e kampionati­t ta zhvillojmë me të njëjtin ritëm që kemi ecur në tre muajt e fundit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania