Panorama Sport (Albania)

Bonuçi, rikthim i nxehtë në Torino

-

Leonardo Bonuçi do të përballet sot për herë të parë me Juventusin që nga largimi i tij verën e kaluar. Tifozët, me sa duket, nuk ia kanë falur ende tradhtinë dhe pritja për të nuk do të jetë fushë me lule. Në takimin e fazës së parë, kapiteni kuqezi nuk zbriti në fushë për shkak të kartonit të kuq të marrë një ndeshje më herët me Xhenoan: "Ndeshja do të jetë e veçantë për Leonardon dhe jo për Juventusin", deklaronte vetëm 24 orë më parë Andrea Barzalji. Ka të drejtë mbrojtësi bardhezi, pasi Bonuçi për shtatë vite veshi fanellën bardhezi duke luajtur 319 ndeshje dhe fituar plot 12 trofe, pa harruar edhe dy finalet e humbura në Ligën e Kampioneve. Emocione të forta dhe betejat epike e bënin 32-vjeçarin një nga flamujt e Juves, por ja që një verë më parë rrugët e "luftëtarit" dhe "Zonjës" u ndanë. Mbi arsyet e këtij "divorci" është spekuluar që nga marrëdhëni­a me Maks Alegrin e deri te raporti me senatorët e skuadrës si Barzalji, Kielini e Bufon, por shumë pak vëmendje i është kushtuar raportit të mbrojtësit me mbështetës­in e tij. "Këtu ka tradhti burra", shprehja e famshme e një filmi shqiptar rezultoi idealja për të përshkruar largimin e "Bonit" për 42 milionë euro në drejtim të Milanos kuqezi. Largimin nga Torino nuk ia kanë falur ende, për më tepër atij që nga tifozëria konsideroh­ej një lloj lideri, pasi Bonuçi e ndiqte Juven së bashku më ultrasit në rastet kur ishte i dëmtuar apo i pezulluar për shkak kartonësh. Për juventinët dhemb shumë të shohin ish-idhullin me një për fanellave më të urryera nga tifozëria bardhezi, por ja që për gjithçka ka gjithnjë një herë të parë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania