Panorama Sport (Albania)

Spaleti: S’lëviz nga Interi!

S'pranohen lëshime: Dua fitoren, më pas derbin e përgatisim me qetësi

- Përgatiti: LEDIO NASE

e një sy nga klasifikim­i, mendjen te derbi thelbësor i së mërkurës dhe një objektiv unik të përbashkët: ruajtja e zonës Champions dhe, nëse do jetë e mundur, parakalimi i Romës për vendin e tretë. Në këtë kuadër Luçiano Spaleti përgatitet për sfidën e kampionati­t kundër Veronës, i vetëdijshë­m se nuk mund të hedhë më hapa falsë. "Fitorja ndaj Veronës do na ndihmonte në optikën derbi, nesër (sot) kanë rëndësi vetëm tri pikët", ka nënvizuar trajneri zikaltër në konferencë­n për shtyp. Një mendim edhe për Sabatinin, pas divorcit të papritur. "Më vjen shumë keq sepse ia njoh cilësitë humane dhe profesiona­le. Nuk dua të komentoj sepse ai tha gjithçka vetë. Është një samuraj i futbollit, për nga mënyra sesi lufton për të zgjidhur situatat. Më ka thënë se do më përshëndes­ë përpara largimit: ende nuk ka kaluar, por jemi dëgjuar në telefon. Shpresoj ta takoj. Interi qëndron përpara gjithçkaje dhe duhet të punojmë me sytë nga e ardhmja për një objektiv të përbashkët".

VERONA, PASTAJ DERBI - I njëjti formacion apo zgjedhje me kokën te derbi. "Do vendosen, duke menduar për Veronën sepse është një ndeshje e vështirë. Mospësimi i golit prej gjashtë ndeshjesh në "San Siro", është një forcë më shumë sipas Spaletit. "Sipas meje duhet larguar dyshimi se stadiumi jonë mund të na krijojë vështirësi. 'San Siro' është shtëpia jonë, kushdo që hyn duhet të na kërkojë leje. 60 mijë tifozët prezentë nesër (sot) duhet të jenë një ndihmë, përndryshe kush do të shkojë të luajë në një skuadër me më pak dinjitet".

OBJEKTIVAT - Vendi i katërt, një gjysmë-mrekulli apo objektiv i arritshëm? "Duhet të marr maksimumin nga lojtarët. Sipas meje kemi mundësi për më shumë, këtë skuadra e ka treguar. Nuk e di si do përfundojë kampionati. Dëshira duhet të lindë nga pasioni i tifozëve, ata na e kanë përcjellë vazhdimish­t dashurinë e tyre për këto ngjyra dhe ne duhet t'ua kthejmë: të përpiqemi t'i argëtojmë e t'i bëjmë të lumtur".

E ARDHMJA - I ngacmuar nga kronistët në sallën e shtypit, Spaleti më pas është përballur edhe me çështjen Rafinja, duke përsëritur se braziliani "ka dëshirë të qëndrojë, shumë sinjale e konfirmojn­ë. Blerja, si e atij po ashtu edhe e Kanselos, është një faktor që do e konsideroj­më me kalimin e kohës. Nuk është momenti dhe koha e duhur". Duke folur për të ardhmen, tekniku toskan është ndalur edhe te argumenti i

rinovimit, duke hedhur poshtë çdo dyshim për sezonin e ardhshëm. "Çështja e zgjatjes së kontratës nuk më intereson për tani, e di që vitin tjetër do jem këtu, nuk shoh asnjë problem". Dhe ka mbyllur një batutë mbi ish-lojtarin zikaltër, Kondogbia, me një përgjigje disi surprizë. "Po zhvillon një sezon shumë të mirë dhe, pranoj, ky Kondogbia do na bënte punë. Normalisht, gjithçka është në dorë të Valencias".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania