Panorama Sport (Albania)

Trajneri Valverde: Mesin po e ruajmë siç bëri edhe Argjentina

Barcelona do të luajë sonte në mbrëmje në transfertë kundër Sevijes

-

Barcelona do të ndeshet sot në mbrëmje me Sevijen në La Liga. Skuadra katalanase kërkon të ruajë diferencën prej 9 pikëve ndaj vendit të dytë, Atletikos së Madridit. Barcelona duket se është në dyshim për të aktivizuar Leo Mesin që vuan një tërheqje. Argjentina­si nuk u aktivizua në dy takimet e kombëtares ndaj Italisë dhe Spanjës. Trajneri Ernesto Valeverde ka folur para gazetarëve, duke theksuar rëndësinë e takimit.

Do të luajë Mesi ndaj Sevijes?

Duhet të presim, po kujdesemi për të ashtu siç

bëri Argjentina. Lojtarët janë mësuar të kenë këto lloj dëmtimesh të vogla në këtë fazë të sezonit. Në ndeshjet e përfaqësue­seve, lojtarët mund të ruhen, por është e vështirë të kontrollos­h veten 100 për qind, prandaj duhet të bëjnë kujdes. Ndaj Malagas luajtëm pa Leon

në minutat e fundit dhe fituam. Sigurisht që kemi lojtarë për ta zëvendësua­r, por është ndryshe të luash me atë në fushë.

Si është gjendja e Iniestës? Kam biseduar me lojtarin dhe ai është shumë i qetë. Ai është një lojtar i madh, një kampion.

Ndonjëherë ndodh që të bësh edhe kritika, por kjo është normale. Moralisht nuk ka asgjë të keqe.

Në mesjavë, ndeshja me Romën për Champions...

Momentalis­ht po mendojmë vetëm për përballjen ndaj Sevijes. Sigurisht që kam planifikua­r lojtarët që do të aktivizojë në këto dy takime. Ndeshja e sotme është e rëndësishm­e, ashtu si dhe ajo që vjen pas. Gjithmonë mund ta shohësh ndeshjen e ardhshme me bisht syri, është e vështirë të bësh ndarje.

Buskets do të mungojë ndaj Sevijes?

Është e vërtetë që ai nuk do të jetë sonte. Shpresoj të jetë i gatshëm ndaj Romës në mesjavë për Champions. Ai nuk është stërvitur me ne në seancën e fundit. Por do të shohim javës tjetër nëse ai do të jetë me ekipin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania