Panorama Sport (Albania)

Zidan: Isko bëri akuza të kota

“Sfidën me Las Palmasin duhet ta shfrytëzoj­më për t'u përgatitur për Juventusin”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Zinedin Zidan nuk mund të kishte bërë sikur nuk e kishte dëgjuar deklaratën e Iskos, pas tripletës së shënuar ndaj Argjentinë­s, me bluzën e Kombëtares së Spanjës, por edhe sikur kjo të kishte ndodhur, media kurrsesi nuk do të lejonte që ta anashkalon­te këtë fakt. Prandaj, konferenca e djeshme për shtyp e trajnerit të Realit të Madridit kishte si kryefjalë pikërisht shfryrjen e Iskos. "Isko tha se jam i padrejtë me atë, por kjo më duket një akuzë e kotë. Unë di që ai është i lumtur te Reali. Ndoshta, roli që ka në skuadrën tonë dhe te Spanja nuk është i njëjti, por unë e kam treguar se është një lojtar i rëndësishë­m për ekipin. Jam i lumtur për performanc­ën që kishte kundër Argjentinë­s. Problemi është se kam 25 lojtarë dhe të gjithë duan të luajnë. Unë jam shumë i lumtur me Iskon, por është e pamundur për mua që t'u bëj qejfin të gjithëve. Unë vlerësoj gjendjen e tyre, ndaj mbaj edhe përgjegjës­itë për zgjedhjet". Në kampionat, Reali do të ketë përballë Las Palmasin, por fakti që Champions-i është në sfond, të martën kundër Juventusit, Zinedin Zidan pritet që të bëjë një rrotacion të gjerë, edhe pse kjo nuk do të thotë se do të nënvlerëso­jë kundërshta­rin. "Për të qenë gati për Juventusin, për të martën, duhet të jemi në formë kundër Las Palmasit. Rrotacion? Isko dhe Ramos kanë probleme, prandaj nuk do të udhëtojnë me ne. Pjesën tjetër të skuadrës do ta vlerësoj disa orë përpara ndeshjes sepse kombëtaret u kanë marrë jo pak forca disa prej futbollist­ëve të mi". Pasi kanë humbur mundësinë për titullin kampion dhe janë eliminuar nga Kupa e Mbretit, stoli i Zinedin Zidanit është lëkundur jo pak, por edhe pse një vendim për të ardhmen e tij do të merret në fund të sezonit, trajneri francez bën të qartë objektivin dhe dëshirën e tij. "Nëse do të ishte për mua, unë

do të doja të vazhdoja në drejtimin e Realit të Madridit, por ju e dini sesi funksionon futbolli. Për më shumë, në Madrid gjithçka varet nga rezultatet. E di se si punohet te Reali, bëj atë që më pëlqen dhe me të vërtetë dua të vazhdoj, por në fund vendos presidenti".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania