Panorama Sport (Albania)

Guardiola fiksohet me Liverpulin

Derbi edhe në mendjen e trajnerit: Evertoni, përballja më e rëndësishm­e e sezonit

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Sot në ora 18.30 luhet Everton - Mançester Siti, por Pep Guardiola në vend që të mendojë për "Blutë" e Liverpulit, ka menduar për rivalët e tyre të qytetit. Duket si lojë fjalësh, por e tillë ka qenë edhe ideja në kokën e teknikut të Sitit. Pavarësish­t ndeshjes në kampionat, ai vështrimin e ka hedhur edhe në sfidën e javës së ardhshme në Champions kundër Liverpulit. Në konferencë për shtyp, katalanasi nuk bën asgjë për të fshehur mendimet e tij, përkundraz­i rrëfen gjithçka: "Nuk do të mohoj asgjë. Mbetet fakt që kisha dy javë kohë për të analizuar disa ndeshje të sezonit tonë dhe u ndala pikërisht në atë ndaj Liverpulit. Në profesioni­n tonë, kjo është ajo që duhet të ndodhë, kur ke kohë shikon ndeshje dhe unë atë bëra". Rëndësia e pikëve në kampionat është e dukshme me fitoret që do të përforconi­n edhe më tej hegjemonin­ë e Sitit. I lirshëm në deklarata dhe demokratik në mendësi, Pep rrëfeu gjithashtu se: "Më besoni, ndeshjen ndaj Evertonit e kam përgatitur si të ishte ndeshja më e rëndësishm­e e sezonit tonë deri tani. Ndeshjet kanë specifikat dhe rëndësinë e tyre, por në fund, nëse dëshiron rezultatet, vëmendja dhe konsiderat­a duhet të jenë sa më të larta për secilin rival. Në të tilla nivele nënvlerësi­mi paguhet shtrenjtë".

Guardiola nuk e ka harruar humbjen 4-3 ndaj Liverpulit në janar të këtij viti. Disfata në "Anfield" është njolla e vetme deri në këtë pikë të sezonit për Mançester Sitin dhe ajo djeg akoma. Leksioni nga Jurgen Klop nuk është harruar dhe në fjalën e tij, katalanasi bën gjithçka për t'i kujtuar ekipit dhe medias përjetimet që pasuan sfidën në fjalë. Në mbyllje të konferencë­s, Guardiola duke u përqendrua­r pikërisht në këtë pikë, theksoi: "Synimi im është të fitojmë ndaj Evertonit. Nuk do të bëj asnjë kursim në formacion, duke menduar që të ruaj ndonjë lojtar për ndeshjen e së mërkurës kundër Liverpulit. Diçka e tillë do të ishte një gabim trashanik nga ana ime, ndaj siç nuk do ta nënvlerëso­j unë takimin, pres që edhe djemtë të bëjnë të njëjtën gjë."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania