Panorama Sport (Albania)

Europë dhe mbijetesë, shkallët e fundit me llogari

Teuta dhe Vllaznia mund të marrin me vete... Kamzën

- JORGIS MEMO

Llogari, aleanca, ndeshje direkte dhe 30 pikë në lojë. Europa dhe mbijetesa është një rebus i vërtetë 10 javë para fundit të kampionati­t. Intrigat janë të mëdha, aq më tepër në një futboll të paparashik­ueshëm si ai shqiptar, kur përveç asaj që prodhojnë skuadrat në fushë, më shumë rëndësi merr faktori i jashtëm, duke futur këtu aleancat mes klubeve, por edhe ndikimin që do të kenë arbitrat. Me Skënderbeu­n që praktikish­t e ka siguruar titullin kampion dhe për këtë kanë rënë dakord edhe rivalët, që nuk kanë përfituar asnjëherë nga ndalesat e korçarëve në kampionat, duket se gara më e ethshme do të bëhet për Ligën e Europës. Natyrshëm vendimi i fundit i UEFA-s për dënimin e korçarëve hap skenarë të rinj për kampionati­n, mirëpo e vërteta është se nga vendi i dytë që mbahet nga Kukësi dhe deri në të shtatin, ku pozicionoh­et Kamza, pa përjashtua­r këtu ndonjë mrekulli nga Vllaznia apo Teuta, janë të gjitha në garë për një vend në Europë. Gjithçka e hapur, e për më tepër që shumica e skuadrave, të cilat duan një vend në Europë, janë pjesë edhe e turit gjysmëfina­l të Kupës.

LIGA E EUROPËS KUKËSI - Janë disa faktorë pse skuadra e Peter Pakult mbetet favorite për të siguruar më parë se të tjerët pjesëmarrj­en në Europë përmes kampionati­t. Kampionët në fuqi janë aktualisht në vend të dytë me 45 pikë, tri më shumë se Laçi i vendit të tretë dhe gjashtë nga Partizani. Kukësi është një hap para për Europën me ndeshjet direkte, duke filluar nga rivali kryesor për momentin, Laçi, të cilin e ka thyer në tria takimet e zhvilluara deri më tani. Ky çift do të jetë edhe në gjysmëfina­le të Kupës, duke shtuar edhe më shumë shanset. Eksperienc­a që ka krijuar klubi verilindor është një armë më shumë për të mos dalë blof këtë sezon, për më tepër që asnjëherë nuk ka mbetur jashtë Europës në këto gjashtë sezone në elitën e futbollit shqiptar.

LAÇI - Vend i tretë pas 26 javësh dhe në gjysmëfina­le të Kupës. Më mirë se kaq prishet për një klub ku shpenzimet nuk janë si të Kukësit, Partizanit dhe Flamurtari­t, por ama rezultatet kanë tejkaluar të gjitha pritshmëri­të. Laçi pret në shtëpi dy nga rivalët më të fortë për Europën, Kukësin dhe Partizanin, ndërsa do të luajë në transfertë me Luftëtarin dhe Flamurtari­n. Edhe pse ka një grup lojtarësh që i mungon eksperienc­a, menaxhimi që i bëjnë drejtuesit është ndoshta garancia më e madhe që ka ky Laç për të siguruar Europën, qoftë përmes vendit të tretë, por po ashtu edhe përmes fitimit të Kupës.

PARTIZANI - Tri pikë larg zonës europiane nuk janë shumë, por ama të kuqve u duhet një sprint final me marsh të pestë për të qenë në Ligën e Europës. Kampionati është e vetmja mundësi, pasi "demat" janë eliminuar nga Kupa. Maloret nisin nga kjo javë, duke filluar në Kamzë, për të vazhduar me Laçin, Kukësin, Luftëtarin dhe Flamurtari­n në transfertë. Një kalendar jofavorizu­es, por për të kuqtë tashmë nuk ka më asnjë alibi. Një klub që ka shpenzuar afro 180 mijë euro në muaj vetëm për rroga do të ishte si tragjedi mbetja jashtë Europës.

LUFTËTARI - Nëse shikon kalendarin dhe për më tepër atë se çfarë është në gjendje të bëjë grupi i lojtarëve të drejtuar nga Hasan Lika, pjesëmarrj­a në Europë duket një mision më se i arritshëm. Gjithçka është në dorë të Luftëtarit, që përveç ndeshjes me Kukësin, të cilën e luan në transfertë, është i vetmi ekip që ka për të zhvilluar dy takime me Lushnjën. Nga ana tjetër, gjirokastr­itët presin në shtëpi njëri pas tjetrit rivalë si Laçi, Flamurtari dhe Partizani. Në ndeshjet direkte, bluzinjtë kanë rezultatet më të mira se kushdo, gjithnjë nëse bëhet një renditje hipotetike pas 26 javësh kampionat mes gjashtë skuadrave që janë tashmë në garë për Ligën e Europës.

FLAMURTARI - Kanë mbajtur për shumë kohë vendin e dytë, por pas një faze të tretë thuajse të tmerrshme, ku kanë lënë pikë pa fund, tashmë e shohin veten të gjashtit me pikë të barabarta me Luftëtarin. Vlonjatët kanë potenciali­n për të kapur minimalish­t vendin e tretë, për më tepër që edhe kalendari i favorizon, teksa presin Laçin dhe Partizanin, pa përfshirë këtu ndeshjen që luajnë sot me Kukësin në shtëpi. Skuadra e Shpëtim Duros duhet të rigjejë formën e pjesës së parë të sezonit, pasi shansin e madh për Europën e ka edhe nga Kupa, pavarësish­t se do të luajë kundër skuadrës më të fortë: Skënderbeu­t.

KAMZA - Me dy faza të para mbresëlënë­se, skuadra e Ramadan Ndreut erdhi në rënie të lirë që nga muaji dhjetor 2017. Por, me një grup lojtarësh, ku mbi të gjitha dominon eksperienc­a, nuk është çudi që kamzalinjt­ë të jenë deri në fund në lojë për zonën europiane. Për momentin janë tetë pikë larg dhe në Kamzë mendojnë më shumë për mbijetesën, por kalendarin nuk e kanë të keq për të mos shpresuar. Gjithsesi, mbeten ekipi më pak favorit në letër për pjesën e sipërme. Nga ana tjetër, avantazhi i Kamzës sa i përket luftës për mbijetesë, nuk janë thjesht pikët (+8 nga Teuta dhe +7 nga Vllaznia), por edhe barazia në ndeshjet direkte, si me durrsakët ashtu edhe me shkodranët. LUFTA PËR MBIJETESË VLLAZNIA - Avantazhi i shkodranëv­e është se në 10 ndeshjet e mbetura, gjashtë prej tyre i luajnë në shtëpi, madje me kundërshta­rë relativish­t të kalueshëm. Mirëpo, disavantaz­hi më i madh mbetet fakti që kuqeblutë luajnë "finalen" e mbijetesës ndaj Teutës në Durrës dhe jo në "Loro Boriçi". Për më tepër, në ndeshjet direkte me bregdetarë­t, Vllaznia nuk ka një bilanc pozitiv, pasi në tri takime, Teuta i ka mposhtur dy herë. Llogaritë e kuqebluve bëhen me gjashtë fitore brenda fushës dhe shpëtim, por Vllaznia nuk është nga ato skuadra që në "Loro Boriçi" dominon, madje ka treguar se lë pikë shpesh edhe për faktin se ka një fushë ku nëse kundërshta­ri di të luajë futboll, e merr pikën.

TEUTA - Tri ndeshjet e radhës mund të rezultojnë vendimtare për durrsakët. Presin Laçin në shtëpi, udhëtojnë në Gjirokastë­r dhe më pas luajnë në Durrës me Vllazninë. Maksimumi i pikëve në këto takime do të thoshte parakalim të shkodranëv­e rival direkt në luftën për mbijetesë. Teutës i duhet pa dyshim një finish gati perfekt nëse nuk kërkon ta lërë gjithçka për fund. Një kampionat ku ndoshta nuk do të mjaftonin as 42 pikë për të qëndruar në elitë dhe çdo gjë mund të ndodhë.

 ??  ?? Analiza Analiza e e Agim Agim Canajt: Canajt: Kukësi Kukësi më më i i sigurti sigurti për për Europën, Europën, dikush dikush tjetër tjetër do do të të bëhet bëhet si si Lushnja Lushnja
Analiza Analiza e e Agim Agim Canajt: Canajt: Kukësi Kukësi më më i i sigurti sigurti për për Europën, Europën, dikush dikush tjetër tjetër do do të të bëhet bëhet si si Lushnja Lushnja
 ??  ?? Çast nga një ndeshje mes Laçit dhe Flamurtari­t
Çast nga një ndeshje mes Laçit dhe Flamurtari­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania