Panorama Sport (Albania)

Hejnkes: Lajmi i pensionit tim s’do ndikojë në ekip

-

Klasiken e fundit të karrierës së tij, Jup Hejnkes do ta mbajë mend gjatë. "Nuk është aq e lehtë të gjesh ritmin pas një pushimi të ndeshjeve ndërkombët­are. Por ju mundët ta shikoni sesa shumë donim që të fitonim. Pjesa e parë ishte fenomenale", tha trajneri i Bajernit, Jup Hejnkes. "Ne donim që të fitonim për të dhënë sërish një sinjal pas humbjes ndaj Lajpcigut dhe për 90 minuta skuadra luajti në mënyrë fantastike. I shfrytëzua­m shumë mirë cilësitë tona. Në pjesën e dytë e ulëm disi ritmin sepse kemi një ndeshje shumë të rëndësishm­e pas tri ditësh dhe donim që të mos pësonim dëmtime. Ishim superior ndaj kundërshta­rit si me lojë ashtu edhe teknikisht". Trajneri 72vjeçar e ka thënë gjithnjë se dalja e tij nga pensioni për të marrë drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Ançelotit, ishte thjesht një pakt miqsh me Hënesin dhe Rumenigen dhe se ai do donte që në përfundim të sezonit të rikthehej në shtëpinë e tij në Gladbah, ku e pret bashkëshor­tja dhe qeni i tij. Dhe pas shumë peripecish, më në fund u dorëzua edhe Bajerni që i përdori të gjitha armët për ta bindur që të ndryshojë mendje dhe qëndrojë edhe për një sezon në Mynih. Por a do të ndikojë lajmi se Don Jup nuk do të jetë më në stolin e skuadrës te futbollist­ët në momentin më vendimtar të sezonit: "Nuk besoj. Unë e kam përsëritur një gjë të tillë gjatë gjithë sezonit dhe përqendrim­i im dhe i skuadrës do të vazhdojë të mbetet i lartë. Ashtu siç ka qenë deri tani, nuk do të ndryshojë asgjë. Unë dhe lojtarët do të vazhdojmë të bëjmë me seriozitet deri në fund punën tonë dhe shpresojmë që të fitojmë sa më shumë trofe".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania