Panorama Sport (Albania)

Morata 99 dite pa gol, Konte Eshte nje "finale" Champions.-i

Sot, derbi londinez mes Çelsit dhe Totenhemit

-

Derbi i Londrës nuk e gjen Çelsin në pozitë të mirë dhe Antonio Konte ka nevojë më shumë se kurrë për Alvaro Moratën. Blutë e Londrës do të mirëpresin Totenhemin në objektivin për të arritur kualifikim­in në Ligën e Kampionëve. Por nëse sulmuesi spanjoll nuk do të shënojë ditën e sotme, atëherë do të arrijë €00 ndeshje pa shënuar në kampionat. Herën e fundit që ka arritur të shënojë ka qenë ndaj Brajtonit në vitin e kaluar. Çelsi-Totenhem do të luhet ditën e sotme në orën €7:00.

KONTE- Trajneri Antonio Konte e ka konsiderua­r si një finale për Champions-in sfidën e sotme ndaj Totenhemit. Italiani i jep ultimatum skuadrës që të marrë patjetër 3 pikët për të shpresuar për një vend në Ligën e Kampionëve. "„shtë një ndeshje e rëndësishm­e. Objektivi ynë është arritja në Champions dhe pastaj në finalen e FA Cup. Nëse fitojmë këtë ndeshje, mund t'i afrohemi Totenhemit,

por nëse nuk e bëjmë, atëherë do t'i largohemi dhe kanë mbetur vetëm 7 ndeshje. Megjithatë, asgjë nuk është e pamundur. Me këtë ecuri që ka Liverpuli, ne duhet t'i ftojmë të gjitha dhe të mos bëjmë gabime", ka thënë Konte. STATISTIKA- Çelsi është i pamposhtur në 27 ndeshje të kampi-

onatit kundër Totenhemit në shtëpi dhe 30 në të gjitha kompeticio­net. Humbja e fundit ka ardhur në shkurtin e vitit €990. Nga ajo datë: €8 fitore për blutë dhe 9 barazime. < Skuadra e Antonio Kontes ka humbur 4 nga 6 ndeshjet e fundit në kampionat. Ka arritur të fitojë vetëm 2.

< Blutë do të tentojnë të fitojnë 2 ndeshje radhazi në Premier Ligë. Diçka e tillë nuk ka ndodhur që nga dhjetori.

< Totenhemi është ekipi i vetëm që nuk njeh humbje në kampionat në vitin 20€8. Të besuarit e Poçetinos kanë arritur 7 fitore dhe 3 barazime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania