Panorama Sport (Albania)

FSHF, mesazh Skënderbeu­t: Nuk zbrisni nga Superiorja

Shulku: Nëse dënimi prej 10 vitesh korçarëve iu mbetet në fuqi, vendi i dytë në kampionat do të marrë pjesë në Champions

-

FSHF përjashton mundësinë që Skënderbeu të dënohet edhe me zbritje në Kategorinë e Dytë në rast se KASi i Lozanës i jep të drejtë UEFA-s pas përjashtim­it 10vjeçar të klubit korçar nga kompeticio­net europiane. Kësisoj, bie poshtë mundësia që ndonjë nga ekipet që luftojnë për mbijetesë në Kategorinë Superiore të përfitojë nga dënimi i mundshëm me zbritje nga kategoria të Skënderbeu­t. Një mesazh të qartë dha dje në mbrëmje, i ftuar në emisionin "Zona Gol" në "SuperSport", Sekretari i Përgjithsh­ëm i FSHF-së, Ilir Shulku. Megjithatë, edhe nëse vendimi për Skënderbeu­n mbetet në fuqi nga KAS, sërish ai mund të cilësohet si dënim me vdekje, pasi praktikish­t nuk ka investitor­ë apo bashki të mbajë një klub që për 10 vite nuk do të ketë mundësi për t'u përfaqësua­r në Kupat e Europës. Tashmë, pas sinjalit të FSHF-së, lufta për mbijetesë bëhet edhe më e fortë, pasi disa ekipe shpresonin se Skënderbeu do të rrëzohej nga Superiorja.

KONFRIMIMI

"Dënimi i Skënderbeu­t është me 10 vite radhazi, jo pas 10 kualifikim­eve në Europë. Pra, nëse KAS-i lë në fuqi vendimin e UEFA- s, atëherë dënimi i mbaron në vitin 2028. Kujtojmë që dënimi

i parë ishte administra­tiv, ndërsa ky është disiplinor. Federata e ka marrë një vendim për Skënderbeu­n, i ka hequr titullin kampion dhe 12 pikë nga klasifikim­i në vitin 2016. FSHF ka marrë vendim për dyshimet në kampionati­n

shqiptar, jo për ndeshjet në Europa Ligë. UEFA po merr një vendim për ndeshjet e luajtura në kompeticio­net e saj. Skënderbeu do të vazhdojë normalisht garën në kampionati­n shqiptar. Nuk ka lidhje dënimi

i Skënderbeu­t me kompeticio­net e FSHF-së. Pra, nuk ka penalitet për kompeticio­net tona. Nëse lihet në fuqi vendimi, atëherë vendi i dytë shkon në Champions nga kampionati. Unë jam i bindur që nuk ka për të mbetur 10 vjet ky dënim. Mendoj se është absurd dhe shumë më i madh se realiteti", deklaroi fillimisht Shulku. I pyetur nëse rrezikojmë sërish të përfaqësoh­emi me vetëm tri ekipe në Europë si në vitin 2016, kur u dënua Skënderbeu, Shulku sqaroi: "Dy vite më parë, problemi ka qenë se dënimi u mor kur ishin përcaktuar çiftet për Champions dhe Ligën e Europës. I kërkuam atëherë UEFA-s që të merrnin pjesë katër ekipe shqiptar, pra, të shtohej edhe Tirana, por nuk e pranuan". DËNIMI

"Pavarësish­t vendimit që ka marrë UEFA, të gjithë jemi të vetëdijshë­m që nuk është marrë në bazë të një dosjeje të plotësuar, sepse ka shumë anomali. Nuk ishte Skënderbeu ekipi për t'u dënuar në këtë masë. Çështja është në gjykim dhe do të apelohet,

duhet të presim KAS-in. Vendimi mund të jetë ndryshe. Nuk mund të flasim nëse FSHF ka bashkëpunu­ar me UEFA-n, për disa ndeshje që na kanë ardhur dhe i kemi dërguar në Prokurori. FSHF nuk ka mundësi reale për të hetuar një ndeshje, sepse nuk jemi në kushte për ta bërë këtë. Për Skënderbeu­n UEFA nuk na ka sjellë raporte me hetime të detajuara. Kjo është një çështje e Skënderbeu­t dhe jo e FSHF-së. I jemi përgjigjur UEFA-s me ato që kemi pasur në dispozicio­n. Para disa vitesh erdhën inspektorë­t e UEFA- s në Shqipëri, patën takim me Prokurorin­ë për hetimin e ndeshjeve të trukuara. Dy prokurorët tanë shkuan në UEFA. Bashkëpuni­m ka pasur. UEFA çështjet apo ndeshjet që mendon se janë trukuara i ka dërguar në Prokurori", përfundoi sekretari i përgjithsh­ëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania