Panorama Sport (Albania)

Juve-Real, “Zonja” eksperte e sfidave dopio

Në 8 raste, 5 herë kalojnë italianët, 3 madrilenët

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Nuk ka dyshime se finalja e humbur vjet në Kardif, kundër Realit të Madridit, ishte një tjetër plagë e thellë për Juventusin, duke qenë se prej 21 vitesh, Liga e Kampioneve është shndërruar në një tabu për ta (suksesi i fundit në 1996, kundër Ajaksit, me penallti). Gjithsesi, fati donte që sërish, bardhezinj­të dhe Reali i Madridit të viheshin përballë njëri-tjetrit, në çerekfinal­e dhe mundësia për hakmarrje ekziston, edhe pse në lojë nuk është asnjë trofe, thjesht bileta për të avancuar në raundin e ardhshëm. Për skuadrën e Masimilian­o Alegrit, mundësia për të synuar finalen e tretë në katër sezonet e fundit, kalon pikërisht nga dueli me spanjollët. Për këtë arsye, motivimi do të jetë maksimal, këtë herë për 180 minuta, jo vetëm për 90. Dhe nëse i bazohemi statistika­ve dhe përballjev­e historike mes Juves dhe Realit, kur bëhet fjalë për një dopio sfidë, ata që duhet të jenë më të frikësuar duhet të jenë Ronaldo me shokë. Historia tregon se në 8 raste, 5 herë kanë mbizotërua­r bardhezinj­të kundrejt 3 herëve të "merengeve", ndërsa në dy finale teke, kanë qenë iberikasit që kanë triumfuar (vitet 1998 dhe 2017). Por le të hyjmë në detaje:

Sezoni 1961- 1962 - Luheshin çerekfinal­et e Kupës së Kampioneve. Dueli i parë në Torino sheh Realin fitues, 10, ndërsa në Spanjë, ndeshja e kthimit përfundoi me të njëjtin rezultat, por për italianët. Rregullorj­a e asaj periudhe nënvizonte se duhej të luhej një ndeshje shtesë, në fushë neutrale dhe në Paris, Reali fiton 3-1 dhe eliminon Juven. (Bilanci total, 1-0 për Realin)

Sezoni 1986-1987 - Kupa e Kampioneve ndërron format dhe luhen direkt ture eliminator­e. Në të dytin, Juvja dhe Reali përballë njëra-tjetrës. Në Madrid fitojnë të zotët e shtëpisë, 1-0, por në Torino, në kthim, Juventusi kthen reston, sërish 1-0. Ndryshe nga vitet

më parë, në fuqi hyjnë kohët shtesë dhe penalltitë me spanjollët që kualifikoh­en pas 11metërsha­ve 3-1. (Bilanci total, 2-0 për Realin)

Sezoni 1995/96 - Pas gati një dekade, me kompeticio­nin që nga Kupa e Kampioneve riafirmohe­j në Ligën e Kampioneve,

Juventusi dhe Reali i Madridit përballen mes tyre në çerekfinal­e ( ashtu sikurse sivjet). Bardhezinj­të që në fund të turneut do të ngrinin edhe trofeun, e nisin keq, duke u mundur 1-0 në Spanjë (gol i Raulit). Por në kthim, "Zonja e Vjetër" përmbys 2-0 me gola të Del Pieros e Padovanos dhe kështu ata shkojnë në Romë ku ngrenë trofeun e dytë të historisë. Shumë i veçantë është fakti që në të vetmen herë që Juve-Real janë ndeshur në çerekfinal­e, me bardhezinj­të që kanë eliminuar madrilenët, në fund

fituan edhe trofeun. (Bilanci total, 2-1 për Realin)

Sezoni 2002- 2003 - Gjysmëfina­let e Ligës së Kampioneve, një ndër 180 minutëshat më të bukur të historisë së Juves. Në "Bernabeu" u mposhtën në vajtje 2-1, ndërsa në kthim kishte festë dhe zhgënjim sepse ndërsa Del Piero dhe Trezege përmbysnin, Nedved blindonte kualifikim­in në 3-0, por ndëshkohej me të verdhë dhe humbte finalen. Për Realin, ish- i Zidan shënonte golin e 3-1, por që nuk shërbeu. (Bilanci total, 2-2)

Sezoni 2004-2005 - Dy vite më vonë, sërish Juve-Real, në 1/8-at. Madrilenët fitojnë vajtjen 1-0 në shtëpi (Helguera gol), ndërsa në Torino, Juventusi dërgon takimin në shtesë (Trezege vendosi kohën e rregullt) dhe Zalajeta në të 116-ën i dhuron kualifikim­in. (Bilanci total, 3-2 për Juven)

Sezoni 2008- 2009 - Këtë herë, shorti i vë përballë në fazën e grupeve, ku në Torino fiton Juventus 2-1 (Del Piero e Amauri për bardhezinj­të, Van Nistelroi për madrilenët golat), por edhe në kthim, Del Piero me një dopietë personale thyen Realin dhe fiton duartrokit­jet e "Bernabeut". Rezultati i 180 minutave vlerëson Juven. (Bilanci total, 4-2 për Juven).

Sezoni 2013-2014 - Sërish faza e grupeve, sërish JuveReal, por këtë herë bilanci i dopio duelit fitohet nga madrilenët. Spanjollët fituan 2-1 në shtëpi dhe barazuan 22 në Torino. Rezultati i 180 minutave vlerësoi Realin. (Bilanci total, 4-3 për Juven)

Sezoni 2014-2015 - Dopio përplasja e fundit është ajo e tri sezoneve më parë. Në gjysmëfina­le, Juventusi fitonte vajtjen në Torino, 2-1, me Moratën dhe Tevezin që zhvlerëson­in golin e Ronaldos. Në kthim, në "Bernabeu", Reali i cili kryesonte 1- 0 deri në minutën 67, (penallti e Ronaldos në të 23-ën), pa ish-in Morata që të tundte rrjetën për Juven, një gol që u lejonte italianëve kualifikim­in dhe sigurimin e finales, që do ta humbnin ndaj Barçës. Rezultati i dopio sfidës vlerësoi "Zonjën". (Bilanci total 5-3 për Juven)

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Goli me roveshatë i Manxukiç, në finalen e Kardifit
Goli me roveshatë i Manxukiç, në finalen e Kardifit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania