Panorama Sport (Albania)

Inter, derbi dhe vendi i katërt kalon nga Perisiç

Spaletit i është rikthyer në kohë për garën drejt Europës

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ivani është rikthyer "I Tmerrshmi"? Statis tikat thonë po: 2 gola e 3 asiste ( të gjithë për Ikardin dhe njërin me dorë drejtpërdr­ejtë nga rivënia anësore) në dy ndeshjet e fundit me Interin. Por edhe nga sjellja në fushë ( grintoze dhe bujare) dhe repertori i tij prej kampioni ( inkursione, rikuperime, goditje me të dyja këmbët, rikthime në mbrojtje) duket se është rikthyer lojtari i pëlqyer nga ekspertët e futbollit të gjysmës së botës ( Murinjo në krye, e kërkoi vazhdimish­t gjatë merkatos së verës). Pra, Perisiç, pas një pauze të gjatë e të pashpjegue­shme, tani bën Perisiçin. I palodhur, i shpejtë si një sprintier xhamaikan. Dhe "vrasës", ashtu si pseudonimi.

"BLACK- OUT" - E të mendosh që sezoni për mesfushori­n kroat kishte nisur në mënyrën më të mirë me 7 gola dhe 6 asiste në 15 javët e para të kampionati­t: kulmi, tripleta e shënuar ndaj Kievos 3 dhjetorin e kaluar. Më pas, heshtje. Ose thuajse... Perisiç zhduket nga loja pavarësish­t faktit se Spaleti nuk e nxjerr kurrë jashtë 11-shes fillestare dhe për 11 ndeshje (kundër Krotones merr edhe vërshëllim­at e "San Siro"-s pas dy gabimeve të pafalshme përballë me portën) nuk arrin kurrë të jetë vendimtar. Është "i fikur", ashtu si e gjithë skuadra ndër të tjera. Më pas "letargu" merr fund. Shenjat e "zgjimit" i jep që nga ndeshja brenda fushe kundër Napoilt, zhbllokohe­t kundër Sampdorias në "Marassi" (gol e asist) dhe të shtunën kundër Veronës (sërish gol, e këtë herë dy asiste) rimerr rolin që i shkon për shtat, atë të protagonis­tit.

STATISTIKA­T - Qëndron fakti se statistika­t janë rikthyer tanimë ato të një "ylli" botëror. Perisiç, në 28

ndeshje kampionati ( 2508 minuta të luajtura: mungoi vetëm në transfertë­n ndaj Xhenoas për shkak të dëmtimit në shpatull), ka regjistrua­r 9 gola e 9 asiste, me një mesatare prej 3,2 goditjesh/ ndeshje dhe 74.6% të pasimeve të sakta.

BOTËRORI - Pra, sulmuesi i majtë zikaltër ka rinisur sprintin. Meritë (edhe) e Spaletit që ka ditur ta presë duke i dhënë stimujt e duhur.

Meritë, ndoshta, edhe ajo e fjalëve të Zllatko Daliç ( trajner i përfaqësue­ses së Kroacisë) i cili, me Botërorin në prag, e ka "pickuar": "Në hierarkinë time Ante Rebiç (anësor i Ajntrahtit të Frankfurti­t) e ka kaluar Perisiçin. Tani i takon Ivanit ta rifitojë vendin". E me sa duket, kroati zikaltër është zhvendosur në korsinë e parakalimi­t. Me shpejtësi të plotë. Për një vend në Rusi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania